Fitoterapi

qer32024

Lulja e pasionit dhe mbrojtja kundër stresit oksidativ

Lulja e pasionit (Passiflora) është një bimë shumëvjeçare, e cila arrin lartësinë maksimale prej 10 m dhe prodhon fruta të ngrënshme në formë veze. Në një studim u analizua efekti i mundshëm mbrojtës i saj në trajtimin e dëmtimeve nga ishemia-riperfuzioni në rastet e torsionit të testit, patologji urologjike, e shkaktuar nga rrotullimi i testit dhe mosfurnizimi i tij me gjak.

Torsioni i testit: simptomat dhe trajtimi urgjent
Torsioni i testit, paraqitet si dhimbje skrotale e papritur, e cila mund të reflektohet edhe në zonat e afërta, por edhe me skuqje, ënjtje dhe inflamacion. Kjo patologji shkaktohet nga torsioni i kordonit spermatik,  cili ndërpret furnizimin e testit me gjak. Është shumë e rëndësishme të ndërhyhet në mënyrë të hershme, me qëllim parandalimin e dëmtimeve të testeve, si pasojë e ishemisë. Qasja më e mirë për trajtimin e torsionit të testit parashikon shpërdredhjen manuale, ose kirurgjikale si procedurë urgjente. Ndër faktorët kryesorë që nxisin dëmtimin e indit të testit janë shumë radikale të lira (specie reaktive të oksigjenit), rritja e niveleve të kalciumit në mitokondri dhe apoptoza qelizore. Një sërë trajtimesh po analizohen në përpjekje për të kufizuar ndikimin negativ të dëmtimit nga ishemia-riperfuzioni, ndër të cilat spikasin ato natyrale; lulja e pasionit, sipas disa studimeve, mund të përbëjë një kthesë për terapinë konvencionale.

Efekti mbrojtës i lules së pasionit mbi inde
Lulja e pasionit kultivohet për qëllime farmaceutike: u demonstrua se lulja e pasionit ka veti antiinflamatore, antioksiduese, analgjezike, antihelmintike, antispazmodike, ansiolitike, si dhe aftësi për të frenuar stresin oksidativ. Passiflora incarnata njihet për përfitimet e saj terapeutike të vërtetuara. Për herë të parë, është demonstruar se ekstrakti i lules së pasionit mund të zbusë infarktin e miokardit, pjesërisht përmes frenimit të stresit oksidativ, si dhe duket i dobishëm në trajtimin e varësisë ndaj morfinës dhe mund të jetë i dobishëm në rast të konvulsioneve ose nevralgjisë. Në një studim mbi një model kafshësh, u analizua efekti i mundshëm mbrojtës në trajtimin e dëmtimit të ishemisë-riperfuzionit pas torsionit të testit. Nga analiza u zbulua se bima që zbut dukshëm stresin oksidativ dhe dëmtimin histopatologjik në torsionin e testit, në fakt ul inflamacionin dhe apoptozën, duke konfirmuar potencialin e saj në strategjinë terapeutike kundër dëmtimit nga ishemia-riperfuzioni. Me qëllim qartësimin e saktë të mekanizmit të efekteve mbrojtëse, nevojiten studime të mëtejshme, shumë prej të cilave janë tashmë nën zhvillim. Në veçanti, ky studim përbën analizën e parë përsa i përket ndikimit të ekstraktit në riperfuzionin e ishemisë së testit. Në tërësi, rezultatet janë nxitëse dhe kanë shfaqur efekte mbrojtës në torsionin e testit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC