Fitoterapi

pri242023

Veshtulla. Vetitë antiinflamatore në trajtimin kundër kancerit

Një studim i publikuar së fundi ka vlerësuar efektet e mundshme të veshtullës për trajtimin e inflamacionit në kontekstin e trajtimit antikancerogjen.

Karakteristikat botanike dhe kimike të veshtullës

Viscum album L. është lloji më i zakonshëm i gjinisë veshtullës (rreth 450 lloje në total) dhe është kryesisht e pranishme në Europë dhe Azi. Është një kaçubë drunore me gjelbërim të përhershëm me gjethe, lëkure dhe lule në ngjyrë të verdhë në jeshile. Frutat janë kokrra rruzullore opaleshente, që përmbajnë një tul shumë ngjitës. Është një bimë që zgjedh si pritës mollën, blirin, murrizin, lisin dhe plepin, por edhe pishat dhe bredhin.

Përbërja kimike dhe aktiviteti biologjik i veshtullës, edhe për shkak të marrëdhënies me bujtësin, paraqesin një grup molekulash në të cilat mbizotërojnë flavonoidet, aminoacidet, peptidet dhe terpenoidet, të cilat përfaqësojnë rreth 60% të të gjithë metabolitëve të identifikuar; megjithatë, mes tyre, flavonoidet përbëjnë mbi 30% të totalit. Gjethet dhe frutat, si në speciet e tjera të ngjashme, përmbajnë proteina me peshë të ulët molekulare të quajtura viskotoksina dhe viskolektina. Këto klasa mikroproteinash kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme për shkak të efekteve të tyre citotoksike dhe imunostimuluese.

Fuqia e fitokompleksit

Një studim i kohëve të fundit ka nxjerrë në pah efektin e të gjithë grupit të molekulave të veshtullës, duke nënvizuar se si disa prej tyre, si mikroproteinat, kanë efekte të rëndësishme që duhet ende të hetohen. Ekstraktet e kryejnë veprimin e tyre falë fitokompleksit në të cilin kryesisht veprojnë galektinat, viskotoksinat, viskolektinat, flavonoidet dhe terpenoidet, të cilat marrin pjesë në vetitë antioksiduese dhe antiinflamatore. Përvojat e fundit në lidhje me përdorimin e ekstrakteve të veshtullës si një medikament plotësues dhe ndihmës në luftën kundër kancerit inkurajojnë përdorimin e tyre, por do të duhet të vërtetohen dhe hulumtohen edhe në studime të mëtejshme.

Një bimë e përdorur që lashtësia

Vetitë terapeutike të veshtullës, si vetitë e saj antidiabetike, analgjezike, antiinflamatore, antiaritmike dhe hipotensive, njiheshin në mjekimet popullore dhe tradicionale të Europës, Azisë dhe Afrikës. Por, kohët e fundit, studimet etnobotanike kanë nxjerrë në pah një gamë të gjerë përdorimesh në barnat popullore. Në Greqinë e lashtë Hipokrati e rekomandoi përdorimin e saj për të trajtuar sëmundjet dhe çrregullimet e shpretkës që lidhen me menstruacionet dhe Paracelsus përshkroi përfitimet e saj në trajtimin e epilepsisë. Veshtulla përdorej edhe në mesjetë, aq sa Santa Hildegarda e konsideronte të dobishme në trajtimin e sëmundjeve të shpretkës dhe mëlçisë. Sot në mjekësinë bimore përdoret kryesisht në çajrat bimor hipotensiv, ku duket se është një përbërës i pashmangshëm.

 

Fabio Milardo

Burimi:
Nicoletti M. The Anti-Inflammatory Activity of Viscum album. Plants. 2023; 12(7):1460. https://doi.org/10.3390/plants12071460


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC