Mirëqenie

tet262015

Vitaminat e grupit B ndikojnë në parandalimin e iktusit

tags: IKTUS

Duket se suplementet me bazë vitaminën B reduktojnë riskun për iktus, faktin e mbështesin të dhënat e një studimi të publikuar në revistën "Neurology". "Vitaminat e grupit B nxitin prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndikojnë në zhvillimin e qelizave nervore dhe mbështetin metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave", shprehet Yuming Xu, studiuese në departamentin e Neurologjisë në Universitetin Zhegzhogu të Kinës dhe bashkautore e artikullit. Studimet epidemiologjike kanë treguar një lidhje mes homocisteinës dhe iktusit, duke sugjeruar se një rënie në nivelet e këtij përbërësi mund të zvogëlojë rrezikun për iktus dhe infarkt të miokardit.

Studimet klinike kanë konfirmuar se acidi folik redukton homocisteinën, por deri më tani rezultatet janë të paqarta përsa i përket parandalimit të iktusit apo infarktit. Për të sqaruar këtë çështje, studiuesit analizuan 14 studime klinike me një total prej 54.913 pjesëmarrësish, ku krahasuan suplementimin me një nga vitaminat B me doza të ulëta dhe placebon. Duke ekzaminuar tërësinë e studimeve, përdorimi i tyre ka ulur rrezikun e iktusit me 7 %, ndonëse nuk duket se ndikon në rrezikun e vdekjes pas shfaqjes së iktusit. "Në bazë të këtyre rezultateve, është e mundur që aftësia e vitaminës B për të reduktuar rrezikun e iktusit, të jetë e ndikuar nga faktorë të jashtëm si norma e përthithjes, nivelet e acidit folik e B12 në gjak ose prania e sëmundjeve të veshkave dhe hipertensionit" përfundon Xu.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC