Mirëqenie

qer142014

Kozmetika, pas skadencës rrezik i lartë kontaminimi

Produktet make-up nëse përdoren pas skadencës mund të rrezikojnë shëndetin e grave: një studim i fundit brazilian ka treguar se ato kanë një nivel të lartë kontaminues me mikroorganizma patogjenë. Një grup kërkuesish udhëhequr nga Sandra E. Haas të Universidade Federale të Pampa, mori në shqyrtim 44 studente femra të moshës 18-28 vjeç dhe ju dha një pyetësor të strukturuar për të hetuar sjelljen e tyre në lidhje me produktet e make-up, për të kuptuar kështu nëse i përdornin dhe pas datës së skadencës, nëse kishin vënë re efekte negative dhe nëse kishin pasur një përdorim të përbashkët. Pothuajse të gjithë studentet e intervistuara (97,7 %) raportuan përdorimin e tyre dhe pas datës së skadencës, sidomos për rimelin (86.3 %), për lapsin e syve (79,5 %), të kuqin e buzëve dhe shkëlqyesin (72,7 %) dhe tonin e syve (63.6 %). Efektet anësore u raportuan në 3 nga 10 përgjigje dhe kryesisht ishin lotim, skuqje dhe prurit. Zona rreth syve rezultoi si më e prekura dhe rimeli produkti më i përdorur pas datës së skadencë

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC