Farmaci

qer142014

Shëndeti i lëkurës: një piramidë që ndihmon në zgjedhjen e produktit të përshtatshëm

Filtrat solarë për rrezatimin Uv, antioksidantët me origjinë vegjetale, enzimat, acidet alfa-hidroksi, retinoidet dhe në fund peptidet janë faktorët e rritjes dhe proteinat që stimulojnë rriprodhimin qelizor. Ky është rregulli i vendosjes së përbërësve në piramidën e shëndetit dhe bukurisë së lëkurës, publikuar së fundmi në revistën Journal of Drugs in Dermatology dhe siç ndodh për ushqimet, në bazë vendosen produktet thelbësore dhe esenciale për të mbajtur të shëndetshme lëkurën. Për të dhënë udhëzime, një instrument i vërtetë klinik siç shkruajnë autorët e studimit "për të orientuar konsumatorin dhe operatorin në zgjedhjen e produkteve" ishte një grup dermatologësh të SHBA ku përfshinë vetëm ingredientë, formula dhe teknologji me efikasitet të provuar, duke promovuar disa trajtime, duke përjashtuar shumë të tjera dhe duke fiksuar mënyrat e përdorimit. "Pa keshillat dhe udhëzimet  e një profesionisti të informuar"- shkruajnë autorët - "zgjedhja e konsumatorit nën presionin e marketingut mund të drejtohet rreth produkteve të gabuar, me harxhim parash dhe rezultate të pakëndshme. Tregu ofron produkte që pretendohet të kenë të njejtat benefite estetike si rrjedhojë e kombinimeve të ndryshme të përbërësve, me çmime që variojnë nga shumë të lira në shumë të shtrenjta. Gjithashtu operatorët shpesh herë kanë një informacion specifik të limituar mbi temën. Si pasojë mund të jetë e veshtirë të kontrollohet ky numër i lartë produktesh të disponueshme  për ti identifikuar me të dhënat shkencore me qëllim vlerësimin e efikasitetit të tyre. "Piramida" theksojnë "është një skemë edukuese dhe një guidë produktesh, lindur nga rishikimi i literaturës shkencore, duke përfshirë vetëm produktet që kanë demonstruar se veprojnë në biologjinë e lëkures". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC