Mirëqenie

qer212014

Peptidet dhe antioksidantët, trajtuesit më të mirë për fotoplakjen dhe rrudhat

Peptidet dhe antioksidantët të përdorur në kozmetikë, janë principet aktive më efektivë për të eleminuar efektet negative të diellit. Dihet se rrezatimet diellore janë ndër shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës, fenomen që shumë principe aktive në kozmetikë tentojnë ti luftojnë. Por produktet në treg janë të shumta dhe nuk është e lehtë të orientohesh, kështu specialistët e kirurgjisë plastike të fytyrës në Universitetin e Illinois në Çikago krahasuan mes tyre 4 prej substancave kryesore të përdorura në kremrat antirrudhë. Mostrat përfshinin respektivisht: peptide, antioksidantë, estrogjen, acid retinoik. Eksperimenti zgjati 5 javë i paraprirë nga dy muaj ekspozimi në diell dhe ka vlerësuar efektivitetin e përdorimit të mostrave të ndryshme me njëra-tjetrën në krahasim me rastet që nuk kanë përdorur asnjë krem. Çuditërisht peptidet dhe antioksidantët kanë dalë shumë më efektivë në reduktimin e rrudhave të formuara pas ekspozimit të përsëritur ndaj rrezeve UV, estrogjeni ka përmirësuar pamjen sipërfaqësore të lëkurës duke rritur trashësinë, ndërsa acidi retinoik është ai që ka treguar më pak efektivitet.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC