Mirëqenie

qer282014

Boronica e kuqe dhe infeksionet e traktit urinar: prova të reja efikasiteti

Dy studime të reja dëshmojnë për rolin e rëndësishëm të boronicës së kuqe (cranberry, estrakt i thatë në formë pluhuri) si frenues i Proteus mirabilis, një bakter shpesh prezent në infeksionet e komplikuara të traktit urinar (UTI). Kërkimet e publikuara në Canadian Journal of Microbiology and Colloids and Surfaces b: biointerfaces, të drejtuara nga një grup inxhinierësh kimikë të Montreal McGill University, kanë treguar se me rritjen e përqendrimit të pluhurit të boronicës reduktohet prodhimi bakterial i ureasit, një enzimë që ndihmon përhapjen e infeksionit. "Rezultatet tona"- thonë studiuesit kanadezë - "janë në mbështetje të rolit që mund të luaj konsumi i boronicës në parandalimin e formave kronike të këtyre infeksioneve. Në nivel global çdo vit raportohen më shumë se 150 milionë raste të infeksioneve të traktit urinar dhe trajtimet me antibiotikë mbeten forma standarte për trajtimin e tyre. Por rritja aktuale e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve thekson rëndësinë e zhvillimit të një tjetër forme trajtimi''. Debati mbetet ende i hapur pasi revizioni i fundit Cochrane arriti në përfundimin se cranberry është efektiv për parandalimin e UTI vetëm në gratë që i nënshtrohen infeksioneve të përsëritura. Ndërkohë kërkimet kanadeze kanë theksuar një tjetër përdorim të mundshëm të ekstraktit: i shtuar në një substrat silikoni pengon përhapjen e P. mirabilis. Gjetje e rëndësishme nga pikëpamja klinike që i jep mundësinë një përdorim të mundshëm për të reduktuar përhapjen e patogjenëve në pajisje mjekësore të tilla si kateterët, përdorimi i të cilëve është shpesh i pasur me infeksione urinare dhe antibiotiko-rezistente. Në të njëjtin laborator, kërkime të mëparshme kishin treguar se derivatet e boronicës së kuqe mund të pengojnë shprehjen e gjeneve që kodojnë filamentet flagjelatë të Escherichia coli (ato që e lejojnë të notojë në lëngjet biologjike).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC