Ushqyerje

maj72024

Ekstrakti i boronicës së kuqe dhe performanca atletike

Gjatë ushtrimit fizik intensiv, trupi prodhon sasi të konsiderueshme speciesh aktive të oksigjenit, duke shkaktuar një rritje të stresit oksidativ dhe formimit të radikaleve të lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat dhe të ulin performancat e atletëve. Në një studim të publikuar në revistën Physical Activity and Nutrition, është treguar se suplementimi i boronicës së kuqe përmirëson performancën aerobike te atletët elitë (ata me një nivel të lart stërvitjeje dhe performance).

Luftimi i stresit oksidativ me anë të boronicave të kuqe
Vitet e fundit, atletët janë akoma më shumë të interesuar për të përdorur suplemente ushqimore për përmirësimin e performancës gjatë ushtrimit fizik. Shumë prej tyre po u drejtohen akoma më shumë produkteve natyrale për shëndetin, si dhe kërkimit të përfitimeve pa efekte anësore. Në këtë kontekst, boronicat e kuqe kanë rezultuar efektive në rritjen e performancave sportive. Polifenolet e pranishme te boronicat e kuqe veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, duke ofruar mbrojtje natyrale nga ky proces i dëmshëm. Me qëllim vlerësimin e efekteve të boronicave të kuqe në performancat atletike, u krye një studim i një grupi prej 14 atletësh elitë, të cilët u monitoruan gjatë provave të rezistencës anaerobike (400 m) dhe aerobike (1500 m).

Përmirësimet e performancës aerobike
Pas marrjes së një doze të vetme të ekstraktit të boronicës së kuqe, dy orë para garës dhe pas një konsumi të rregullt prej 28 ditësh, vrapuesit kanë konstatuar përmirësime të mëdha në performancë gjatë provës me distancë 1500 m. Në veçanti, u konstatua rritje e shpejtësisë së vrapimit, e shoqëruar nga një riokisgjenim më i shpejtë muskulor dhe ulje e kohës së vrapimit. Këto rezultate u interesojnë vrapuesve që konkurrojnë, pasi edhe një rritje e vogël e shpejtësisë mund të përbëjë ndryshim në rezultatet e garave.

Përfitimet e puferimit të acidit laktik
Përsa i përket testit nga 400 m, suplementimi i boronicave të kuqe ka treguar se zbut reagimin ndaj laktatit post stërvitor, duke sugjeruar për një efekt përfitues mbi aftësinë puferike të acidit laktik.

Megjithatë, autorët theksojnë se ka disa kufizime që duhet të merren parasysh në këtë studim. Për shembull, nuk është zhvilluar një studim placebo për krahasimin e rezultateve dhe nuk janë matur nivelet plazmatike të polifenoleve, duke kufizuar të kuptuarit e biodisponueshmërisë së suplementeve. Studimet e ardhshme do të duhet t'i adresojnë këto kufizime për të siguruar një kuptim më të plotë të efekteve të suplementit të boronicës së kuqe në performancën atletike dhe për t'i konfirmuar këto rezultate paraprake.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC