kor122014
Dobësimi redukton rreziqet kardiovaskulare edhe kur është i përkohshëm
Rritja e trashësisë së karotideve, rritja e presionit arterioz sistolik, rritja e rrezikut të diabetit. Këto janë rreziqet nga shtimi në peshë. Ky është rezultati i një studimi në University College London që tregon se si ndryshimet në peshë ndikojnë në faktorët e rrezikut kardiovaskular. Por e reja që studiuesit britanikë zbuluan nga ndjekja e 1.273 britanikëve që nga lindja (mars 1946) e deri më sot, raportuar në revistën The Lancet Diabetes Endocrinology, është që të rriturit që humbin peshë ju reduktohen rreziqet kardiovaskulare edhe nëse shëndoshen sërisht. Kërkuesit kanë ndarë kampionet në tre grupe: peshë normale, mbipeshë apo obezë, dhe me arritjen e moshës 64 vjeçare kanë matur rrezikun kardiovaskular. Rezultati? John Deanfield, koordinatori i kërkimeve shkruan: "Duke i ndjekur pacientët për më shumë se 60 vjet kemi zbuluar se humbja në peshë në çdo moshë sjell përfitime kardiovaskulare me afat të gjatë dhe se duhet të mbështesim strategjitë e Shëndetit Publik dhe ndryshimet në stilin e jetesës që ndihmojnë individët që janë mbipeshë apo obezë të humbin peshë në çdo moshë".