Mirëqenie

kor262014

Rrezet UVA janë të dobishme për sistemin kardiovaskular

Ekspozimi në diell, veçanërisht ndaj rrezatimit UVA, është në gjendje të ul presionin e gjakut dhe rrahjet kardiake në mënyrë krejtësisht të pavarur nga efekti vazodilatues shkaktuar nga ngrohja. Zbulimi është rezultat i kërkimeve nga një grup ekspertësh të Universitetit të Edinburgut, rezultatet e të cilit u botuan në Journal of Investigative Dermatology. Ekspozimi ndaj rrezeve UVA mund të mobilizoj aktivitetin e NO në brendësi të qarkullimit të gjakut dhe të ushtroj kështu efekte të dobishme në sistemin kardiovaskular, pasi lëkura është e pasur me metabolitë të oksidit nitrik (NO). Kërkuesit u nisën nga kjo hipotezë e cila mund të shpjegonte pse incidenca e hipertensionit dhe e kardiovaskulopative është e lidhur me gjërësinë gjeografike dhe rritet në muajt e dimrit. Në fakt nga kërkimet e bëra në 24 vullnetarë me tension normal doli se rrezet UVA që arrijnë lëkurën, ulin presionin e gjakut dhe shkaktojnë vazodilatim arterial, por në mënyrë të pavarur nga aktiviteti i enzimës NO-sintazë, në kundërshtim me atë që u sugjerua në fillim të studimit. Një shpjegim i mundshëm mund të jetë që efektet kardiovaskulare nuk ndërmjetësohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i nitrateve në qarkullim, por ndoshta nga një ndërmjetësim dermik i bioaktivitetit sistemik të NO. Në çdo rast studimi tregon se rrezatim UVA nuk shkakton vetëm foto-plakje dhe ndryshime të mundshme të ADN-së, por edhe një sërë veprimesh të dobishme në sistemin kardiovaskular.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC