Mirëqenie

gus92014

Farmaci: këshillat kundër të nxehtit 

Nëse qëndrojmë në qytet apo ikim me pushime i nxehti i muajve të verës mund të jetë i rrezikshëm. Për mos u mposhtur nga lodhja që sjell vapa mund të këshillohet një përshtatje e mirë bashkë me një sërë rregullash të mira të sjelljes. Kujton Assosalute (Shoqata Kombëtare e vetë-mjekimit) në një vademecum që përmbledh këshilla dhe mjete që farmacisti mund tju a shpërndaj klientëve të tij. Për të shmangur kolapsin nga i nxehti (për shkak të humbjes së tepruar dhe të shpejtë të lëngjeve dhe kripërave nga  vapa e madhe) është e rëndësishme të pihen shpesh lëngje, sidomos ujë. Shmangni alkoolin, mos e teproni me kafen dhe me ushqime tepër të pasur me kalori, këshillohen frutat dhe perimet që kontribuojnë në hidratimin e organizmit dhe mos dilni apo praktikoni aktivitete sportive në orët më të nxehta të ditës. Vishuni lehtë dhe mbroni qafën dhe fytin nga korentet e ajrit të kondicionuar, përdorni kapele dhe shmangni luhatjet e tepruara të temperaturës, dmth mos e vendosni kondicionerin në temperaturë më të ulët se 5-6 gradë nga teperatura jashtë. Dhe për çdo çrregullim kalimtar mbështetuni në suplementet me kripëra dhe minerale dhe në vetë-mjekimet me barna anti-inflamatore topike dhe sistemike, antipiretikë, spray nazal dekongjestional, dizinfektues për kavitetin oral.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC