gus192014
Kremrat solarë rritin ndotjen e ujit
Filtrat kimikë ultravjolet (UV) të përfshira në formulat e kremrave solarë të tilla si benzofenoni, kamfor 4-metilbenzilideni, dioksidi i titaniumit dhe oksidi i zinkut janë gjetur në ujrat bregdetare, në përqendrime të ndryshme gjatë ditës dhe në nivel më të lartë në microlayer sipërfaqësore. Përfshirja e përbërësve të rinj kimikë në mjedisin ujor detar sjell ndikime të konsiderueshme tek fitoplanktonet. Në fakt, autorët e një studimi të publikuar në Plos One kanë zbuluar efektet negative të kremrave solarë në rritjen e një diatome shumë të zakonshme në ujrat detare, të Chaetoceros gracilis. Përveç kësaj shpërbërja e kremrave solarë në ujrat detare çliron ushqyes inorganik (përbërje azoti, fosfori dhe silici) që mund të stimulojnë rritjen e algave; në veçanti produktet solare çlirojnë sasi diskrete të fosfateve: kërkuesit kanë llogaritur një rritje prej 100% në krahasim me vlerat bazë në ujrat bregdetare gjatë periudhës së qarkullimit të ulët, të dhëna të marra pranë plazhit të populluar në Majorka. Për këtë arsye duhet marrë parasysh ndikimi i mundshëm ekologjik i këtyre substancave që më parë nuk mateshin në ujrat detare, përdorimi i të cilëve është gjithmonë dhe më i përhapur në dekadat e fundit, në sajë të rritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit diellor.