Shëndetësi

maj42022

Dita Botërore Kundër Kancerit të Lëkurës. Dr. Eva Jorgaqi: Janë shtuar rastet me melanomë

Kanceri i lëkurës apo melanoma po përhapet shpejt vitet e fundit. Neglizhenca e treguar në kujdesin për lëkurën dhe mosmbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit me kremra me faktorë mbrojtës, janë shkaqet kryesore që kanë ndikuar në shfaqjen e shpeshtë të melanomës, çka bën që 1 në 52 meshkuj dhe 1 në 54 femra të preken nga kanceri i lëkurës. Por, po aq problem mbeten trajtimet estetike, si: manikyri, pedikyri dhe solari nëpër parukeri apo qendra estetike ku nuk përdoren produkte cilësore.
"Duhet bërë shumë kujdes. Sidomos nga ora 12.00 e drekës deri në orën 16.00 nuk duhet të ekspozohemi në diell. Çdo ditë, para se të dalim nga shtëpia, duhet të përdorim krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Kanceri i lëkurës është shtuar shumë vitet e fundit. Gjithashtu, po vihet re edhe frekuentimi i salloneve estetike që nuk përdorin produkte cilësore, siç është xheli sintetik, apo mbajtja e duarve në aparatet me nxehtësi të lartë. Të dyja këto janë shkaqe të kancerit të lëkurës", shprehet dr. Eva Jorgaqi, mjeke dermatologe.
Mjekët dermatologë këshillojnë që të paraqiteni menjëherë te mjeku dermatolog kur shikoni ndryshim të ngjyrës së nishaneve në lëkurë, ndryshim të madhësisë së tyre dhe po kështu, nëse vini re ndryshim të ngjyrës së thonjve.
Mosha më e prekur nga melanoma është ajo ndërmjet 40 dhe 59 vjeç dhe pjesa më e madhe e rasteve kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale apo kimioterapi.
Me rastin e Ditës Botërore Kundër Melanomës, mjekë dermatologë zhvilluan vizita dermatologjike me qytetarë që kalonin rastësisht pranë digës së liqenit dhe ish-Parkut Rinia.

Ky aktivitet u mbështet nga Lierac Albania dhe Novartis.

Alma Demiraj

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC