Mirëqenie

gus122014

Evitimi i plotë i diellit nuk redukton vdekshmërinë

Ekspozimi i tepruar ndaj rrezatimit diellor është një faktor rreziku për zhvillimin e melanomës, por edhe të shmanget krejtësisht nuk është e shëndetshme, veçanërisht në vendet ku rrezatimi natyral nuk është intensiv. E konfirmojnë rezultatet e një studimi të një grupi kërkuesish suedez, Melanoma në Southern Sweden (Miss), që vlerësuan në perspektivë vdekshmëritë për të gjitha shkaqet në një grup prej 29.518 femrash suedeze të moshës 25 deri 64 vjeç në fillim të studimit dhe të ndjekura për 20 vitet e ardhshme. "Ne zbuluam se vdekshmëria në të gjitha rastet ishte e lidhur me zakonet e marrjes së diellit" shpjeguan autorët, "shkalla e vdekshmërisë në grupin e atyre që shmangnin krejtësisht diellin rezultoi rreth dy herë më e lartë se grupi që ishte ekspozuar. Pra këshilla për të shmangur rrezet e diellit sidomos në vendet ku intensiteti është i ulët mund të jetë e dëmshme për shëndetin e grave". Hipoteza më e mundshme është se këto rezultate janë të lidhura ngushtë me nivelet e vitaminës D që reduktohen në mënyrë drastike në mungesë të ekspozimit ndaj diellit. Rekomandimet për kujdesin ndaj ekspozimit të diellit dhe mbrojtjet e nevojshme këshillohen në zonat gjeografike ku intensiteti i diellit është në maksimum, ndërsa në vendet nordike është e nevojshme të sigurohet një sasi minimale rrezatimi për lëkurën, edhe për njerëzit me ngjyrë të hapur lëkure për të mos kompromentuar sintezën fiziologjike të vitaminës D. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC