gus302014
Aborti spontan evitohet me një stil të rregullt jetese
Të paktën një në katër aborte spontane që verifikohen në tremujorin e parë të shtatzanisë mund të parandalohen me ndërhyrje të thjeshta në stilin e jetës, kjo bazuar në rezultatet e një kërkimi danez. Kërkuesit në Universitetin e Kopenhagen kanë analizuar të dhënat e më shumë se 90.000 grave dhe kanë identifikuar sjellje të reja që rrezikojnë ndërprerjen e shtatzanisë: një rritje e peshës së trupit me mbi 20 kg, të qënurit obeze apo nën peshë. Këto ju shtohen faktorëve të rrezikut tashmë të njohura që kërkimi i ka konfirmuar, mosha e ngjizjes më tepër se 30 vjeç, konsumi i alkoolit dhe puna në turnet e natës gjatë shtatzanisë. Kjo punë, publikuar në International Journal of Obstetrics and Gynecology, bazuar në të dhënat nga 1996-2002 të Danish National Birth Cohort, një studim i gjërë i popullsisë ku janë regjistruar 91.427 shtatzani, 3,5% e të cilave është ndaluar që në fillim për shkak të një aborti spontan. Sipas autorëve, korrigjimi i të gjithë faktorëve të rrezikut të identifikuar në kërkim mund të zvogëlojë me një të katërtën numrin e aborteve. "Ne duam të japim një mesazh të fortë" theksoi Anne-Marie Nybo Andersen, autori i parë i kërkimit "abortet spontane mund të parandalohen" dhe është më e rëndësishme që së bashku të marrim në konsideratë faktorët e ndryshëm që lidhen me sjelljen, në vend që të fokusohemi në një ngjarje të veçantë, psh si marrja e një bari të caktuar. Duke patur parasysh frekuencën e lartë të këtij proçesi, të dhënat janë sigurisht të rëndësishme dhe gjithashtu të përhapura në vende të tjera, sipas Nybo Andersen, dhe për ta mbyllur "të gjithë duke filluar nga të rinjtë, burra dhe gra apo dhe ata që kanë përgjegjësi politike duhet të kenë mirë parasysh se shtyrja e një shtatzanie përtej 30 vjeç sjell një rritje serioze të rrezikut të aborti".