Farmaci

tet242022

Obeziteti. Kur ndryshimet në stilin e jetesës nuk mjaftojnë. Udhëzimet e reja

Shoqata Amerikane e Gastroenterologjisë (AGA) ka publikuar në Gastroenterology udhëzimet e reja të bazuara në prova, të cilat rekomandojnë fuqimisht që pacientët obezë të cilët nuk janë në gjendje të humbin peshë me dietë dhe stërvitje, të përdorin medikamentet e miratuara së fundmi, të kombinuara me ndryshimet e stilit të jetesës.

"Këto barna trajtojnë një sëmundje biologjike. Obeziteti është një sëmundje që shpesh nuk i përgjigjet vetëm ndërhyrjeve afatgjata të stilit të jetesës", shpjegon autori kryesor i studimit Eduardo Grunvald nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.

Prevalenca e obezitetit në Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë dramatike, nga 30.5% në 41.9% gjatë njëzet viteve të fundit. Udhëzuesi është i pari i publikuar që nga koha kur medikamentet e reja të diabetit u miratuan për trajtimin e obezitetit, dhe ofron informacion të qartë për mjekët dhe pacientët e tyre të rritur që nuk janë në gjendje të humbin peshë ose ta kontrollojnë atë vetëm nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetesës.

Dokumenti rekomandon që pacientët të marrin semaglutide, phentermine-topiramat, liraglutide dhe naltrexone-bupropion, të shoqëruara me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik, si opsione mjekësore të linjës së parë.

Udhëzuesi thotë se kjo terapi është e aftë të shkaktojë humbje peshe të moderuar, e treguar si përqindje e peshës trupore (raportuar si diferenca nga përqindja e humbjes së peshës së vërejtur në grupin e placebos).

Në rastin e semaglutidit, përqindja e humbjes së peshës është e barabartë me 10.8%, ndërsa për phentermine-topiramat, ajo bie në 8.5%.

Me liraglutide shkalla e humbjes së peshës është 4.8%, dhe me naltrexone-bupropion 3.0%.

"Përdorimi i medikamenteve si një opsion për të ndihmuar në humbjen e peshës mund të përmirësojë komplikimet e lidhura me peshën, si: dhimbja e kyçeve, diabeti, dhjamosja e mëlçisë dhe hipertensioni", përfundojnë autorët.

 

Gastroenterology2022. Doi: 10.1053/j.gastro.2022.08.045
https://doi.org/10.1053/j.gastro.2022.08.045


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC