Mirëqenie

pri222024

Sindromi i zorrës së irrituar

Sindromi i zorrës së irrituar (IBS) pre 5-10% të popullsisë në botë (1 në 10 vetë). Një ekip studimi në Hong Kong ka zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet sjelljeve të shëndetshme në stilin e jetesës dhe një mbrojtje më të madhe kundrejt zhvillimit të IBS.

Në studim u përfshinë 64.268 pjesëmarrës në moshat 37-73 vjeç, të cilët nuk ishin diagnostikuar më parë me këtë sëmundje. Pas një periudhe prej 12.6 vitesh, në grupin, objekt studimi, u regjistruan 961 raste me IBS, të cilat korrespondojnë me 1.5% të të gjithë pjesëmarrësve.

Sa më shumë sjellje të shëndetshme, aq më pak rrezik për t'u prekur nga IBS
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që ndiqnin të paktën një sjellje të shëndetshme, ishin 21% më pak të rrezikuar për zhvillim të simptomave të sindromit të zorrës së irrituar, krahasuar me ata që nuk ndiqnin asnjë sjellje. Ky rrezik reduktohej akoma më shumë (me 36%) kur ndiqeshin dy sjellje të shëndetshme. Ndërsa, te ata që ndiqnin tre deri në pesë sjellje të shëndetshme u konstatua 42% më pak rrezik për të zhvilluar këtë patologji.

Gjumi i natës, një nga faktorët që ndikojnë më shumë në reduktimin e rrezikut
Duke i analizuar sjelljet veçmas nga njëra-tjetra, ekipi i studimit zbuloi se gjumi i mirë çdo natë ishte faktori që ndikonte më shumë në reduktimin e rrezikut për IBS. Në veçanti, individët që kishin bërë një gjumë cilësor ishin 27% më pak të rrezikuar për të zhvilluar këtë çrregullim, krahasuar me të tjerët. Nga ana tjetër, ndjekja e një aktiviteti fizik më strikt e reduktoi rrezikun me 17%, ndërsa mostymosja e reduktoi rrezikun me 14%.

Kufizimet e studimit dhe perspektivat e  ardhshme
Megjithëse rezultatet e marra janë premtuese, ekspertë të ndryshëm kanë evidentuar rëndësinë e marrjes në konsideratë të faktorëve të tjerë, si menaxhimi i stresit në parandalimin e sindromit të zorrës së irrituar. Për më tepër, një kufizim i studimit lidhet me moshën e pjesëmarrësve, pasi IBS ka gjasa të shfaqet në vitet e para të moshës madhore, ndërsa studimi përfshiu individë në moshën mesatare 55-vejçare. Prandaj, pavarësisht këtij kufizimi, u theksua se dimensionet e gjera të mostrës ofrojnë informacione të çmuara mbi strategjitë e parandalimit të IBS te të rriturit në mesomoshë dhe te të moshuarit.

Mbrojtja e shëndetit intestinal përmes zgjedhjeve të ndërgjegjshme të jetesës
Shëndeti intestinal është një element thelbësor për mirëqenien e përgjithshme dhe nuk duhet të anashkalohet kurrë. Ndjekja e një stili aktiv jetese, gjumi i mjaftueshëm, ndjekja e një diete të balancuar, rregullimi i konsumit të alkoolit dhe shmangia e tymosjes, janë hapa thelbësorë në reduktimin e rrezikut për zhvillim të sindromit të zorrës së irrituar.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC