Shëndetësi

shk22024

Shëndeti kardiovaskular. Këshillat e farmacistit mbi stilin e duhur të jetës

Përveç ekzaminimit të çdo ndërveprimi midis barnave dhe suplementeve, është e rëndësishme të mbani mend gjithmonë rekomandimet për dietën dhe stërvitjen.

Para se të rekomandojnë ndonjë produkt për sëmundjet kardiovaskulare, farmacistët duhet të kontrollojnë për ndërveprime dhe kundërindikacione të mundshme ndërmjet barnave dhe suplementeve. Për më tepër, gjatë konsultimit, ata duhet t'u kujtojnë pacientëve që të marrin masa parandaluese, duke ndjekur një mënyrë jetese korrekte dhe duke kontrolluar faktorët e modifikueshëm të rrezikut, strategji këto që mund të jenë vendimtare në parandalimin dhe uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rreziku kardiovaskular
Me shtimin e obezitetit në botë, po rritet edhe numri i personave në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Krahas kësaj, është rritur edhe numri i njerëzve të diagnostikuar me diabet (patologji e lidhur me një rrezik më të madh për prekjen nga sëmundje kardiovaskulare), i cili parashikohet të rritet ende. Në lidhje me këtë, sipas një studimi të botuar në Journal of American Heart Association, theksohet se midis viteve 1999 dhe 2020 janë shtuar trefish vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me obezitetin. Për më tepër, sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane të Zemrës për vitin 2023, obeziteti ka prekur afërsisht 42% të popullsisë amerikane, një rritje prej gati 10% krahasuar me dekadën e mëparshme. Së fundi, një botim tjetër theksoi se pothuajse një në dy amerikanë përdor suplemente, sepse ata besojnë se mund të ndihmojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Këshilla mbi suplementet dhe stilin e duhur të jetesës
Në treg, ka shumë suplemente që promovojnë shëndetin kardiovaskular, duke përfshirë ato me bazë acidesh yndyrore omega-3, sterolesh bimore, koenzime Q10, hudhre, xhenxhefili, resveratroli, shafrani të Indisë dhe suplementesh minerale dhe multivitamine, të përbëra nga një ose më shumë substanca, me një apo më shumë përbërës. Megjithatë, edhe pse shumë pacientë zgjedhin të marrin suplemente për të plotësuar nevojat e tyre ushqimore, ata duhet të ndërgjegjësohen se mënyra më e mirë për të parandaluar problemet kardiovaskulare është reduktimi i faktorëve të modifikueshëm të rrezikut nëpërmjet ndjekjes së një diete të shëndetshme, me pak yndyrë dhe sheqerna, nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit fizik për të paktën 30 minuta në ditë ose 150 minuta në javë, duke lënë duhanin dhe duke kufizuar konsumimin e alkoolit, duke fjetur në mënyrën e duhur dhe duke monitoruar presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Roli i farmacistit
Farmacistët shpesh japin këshilla për suplementet të cilat promovojnë shëndetin kardiovaskular dhe, për këtë arsye, kanë një rol kyç në zgjedhje, si dhe në inkurajimin e pacientëve për të diskutuar faktorët e rrezikut kardiovaskular edhe me mjekun e tyre të familjes, sidomos nëse vuajnë nga sëmundje kronike. Prandaj, përmes strategjive efektive të edukimit të pacientëve, farmacistët mund të përcjellin rëndësinë e shëndetit kardiovaskular për të përmirësuar cilësinë e jetës. Për më tepër, ata duhet t'i ftojnë pacientët të diskutojnë një plan menaxhimi rreziku me mjekët e tyre, të përshtatur sipas nevojave që ata kanë.

Burimi: Terrie Y. C. Advise patients on supplements for cardiovascular health. PharmacyTimes (2023)
https://www.pharmacytimes.com/view/advise-patients-on-supplements-for-cardiovascular-health


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC