Mirëqenie

sht42014

Tek diabetikët, dieta e pasur me kripë dyfishon rrezikun kardiovaskular

tags: DIABETI, KRIPA
Sipas një studimi të publikuar në JCEM, Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, pacientët me diabet të tipit 2 që ndjekin një dietë të pasur në kripëra dyfishojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare nëse krahasohen me moshatarët e tyre të cilët e konsumojnë më pak në ushqim. "Sipas informacioneve të dhëna nga Centers for Disease Control and Prevention (CDC), rreth 29 milionë amerikanë kanë diabet dhe janë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare" shpreh një prej autorëve, Chika Horikawa nga Universiteti i Niigata në Japoni, duke shpjeguar se sipas statistikave CDC 2014, shkalla e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare të vërejtura nga 2003 në 2006 ka qenë rreth 1,7 herë më e lartë tek të rriturit me diabet në krahasim me jo-diabetikët. "Edhe pse shumë udhëzime u rekomandojnë të sëmurëve me diabet një konsum të moderuar të kripës për të reduktuar komplikimet kardiovaskulare, ky është ndër studimet e para me kohëzgjatje që demonstron benefitet e vërteta të një diete me pak kripë" vazhdon studiuesi që sëbashku me kolegët kanë studiuar një grup prej 1.588 diabetikësh mes 40 dhe 70 vjeç të ndjekur në 59 qëndra në të gjithë Japoninë. Pjesëmarrësit janë intervistuar në lidhje me dietën që ndiqnin, duke përfshirë përmbajtjen në kripë, dhe të dhënat e mbledhura u gërshetuan me shkallën e komplikimeve kardiovaskulare në harkun kohor të tetë vjetëve. "Pasi kanë ndarë pacientët në katër grupe bazuar në konsumin e kripës, u evidentua se ata të cilët merrnin një mesatare prej 5,9 gram kripë në ditë ishin dy herë më tepër të rrezikuar në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare krahasuar me grupin në të cilin kjo vlerë ishte mesatarisht 2,8 gram në ditë" shton Horikawa, duke vënë në dukje se efektet e dietës me sasi të lartë në kripë ishin rritur nga kontrolli i keq i glicemisë. "Rezultatet e studimit jo vetëm japin prova të qarta shkencore në mbështetje të një diete të varfër me kripëra për reduktimin e sëmundjeve të zemrës në mesin e diabetikëve, por tregojnë se për të reduktuar rrezikun kardiovaskular dieta është aq e rëndësishme sa dhe kontrolli i glicemisë" përfundon kërkuesi japonez.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC