Mirëqenie

nën202014

Depresioni, një avatar që të mëson si të duash veten

 

Avatari është një imazh i zgjedhur për të përfaqësuar përdoruesin e tij në një komunitet virtual, si p.sh. në 'vende' diskutimi ose lojëra online. Për ta konkretizuar idenë mjafton të sillni ndërmend filmin ''Matrix'' ose ''Avatar''. Së fundi, shkencëtarët kanë bërë një hap përpara kundër depresionit duke futur në lojë 'avatarin'. Realiteti virtual përdoret prej kohësh si një terapi për të mposhtur fobitë dhe çrregullimet e stresit post-traumatik, por është hera e parë që provohet të përdoret një avatar për t'iu mësuar subjekteve hiper-kritike me veten dhe me vetëvlerësim të mangët që të duhen dhe të pranohen, duke i falur vetes edhe gabimet e dështimet, të vogla apo të mëdha qofshin ato.

Realiteti virtual terapeutik ku pacienti jeton duke u pasqyruar në vetveten virtuale është fryt i punës së grupit të psikologëve të tre universiteteve: ''University College'' i Londrës, Universitetit të Barcelonës dhe Universitetit të Derbit. Puna e tyre u publikua në revistën ''Plos One'', duke identifikuar në hiper-kriticizmin ndaj vetes motivin e vazhdimësisë së depresionit. Ekspertët e testuan terapinë në 43 gra me vetëvlerësim të ulët, duke i caktuar secilës një avatar të dyfishtë, si në rolin e të rriturës dhe atë të fëmijës. Duke u reflektuar në këtë realitet virtual, brenda disa seancave të terapisë, gratë mësuan nga njëra anë të mos e sulmojnë më veten dhe nga ana tjetër ta duan e falin atë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC