Farmaci

qer182024

Sëmundja renale kronike. Ndërveprimet ndërmjet barnave dhe respektimi i terapisë.

Farmacisti klinik luan një rol thelbësor në reduktimin e problematikave të lidhura me terapitë farmakologjike te pacientët me sëmundje renale kronike, të shtruar në spital.

Sëmundja renale kronike
Sëmundja renale kronike është një problem shëndetësor botëror dhe një nga shkaqet e vdekshmërisë, që po shtohet me shpejtësi. Kjo patologji përkufizohet si anomali e strukturës apo funksionit renal me ndërlikime të shëndetit në përgjithësi. Bëhet fjalë për një patologji progresive dhe të pakthyeshme, e cila evidentohet kur shpejtësia e filtrimit glomerular (GFR) është më e vogël se 60 ml/min. Në botë, sëmundja renale kronike prek afro 10% të popullsisë, ndërsa në Itali, prevalenca në popullsinë në moshë madhore është gati 6-7%.

Kjo patologji mund të prekë të gjitha moshat, por frekuenca është më e ulët te të rinjtë dhe shumë e lartë te të moshuarit, duke tejkaluar 30%, sidomos te individët e prekur nga shumë sëmundje kronike. Sëmundja ndahet në pesë stade klinike dhe karakterizohet nga përparim me shpejtësi të ndryshme në stade më të avancuara. Stadet fillestare dhe mesatare janë ato më të shpeshta dhe zakonisht janë asimptomatike dhe mbeten të padiagnostikuara.

Sondazhi mbi rolin e farmacistit klinik
Nëpërmjet studimit u vlerësua prevalenca dhe ndikimi i ndërhyrjeve të farmacistit klinik në zgjidhjen e problemeve të lidhura me terapinë farmakologjike te pacientët me sëmundje renale kronike. Me këtë objektiv, ekipi mori në studim 740 pacientë, nga të cilët, 340 u përfshinë në fazën e para-ndërhyrjes, gjatë së cilës u analizua terapia dhe pjesa e mbetur u përfshi në fazën e post-ndërhyrjes, me farmacistin që konsultohej me nefrologun për diskutimin e problematikave dhe rekomandimeve përsa i përket terapisë farmakologjike.

Para së gjithash, rezultatet evidentuan se te individët me sëmundje renale kronike kishte një prevalencë të problematikave të lidhura me terapinë farmakologjike. Në fakt, çdo pacient i përfshirë kishte pasur probleme në lidhje me trajtimin. Mesatarisht, çdo pacient shfaqi një numër problematikash të lidhura me terapinë të barabartë me 2.903+1.148. Në vlerësimin e ndikimit të këshillimit nga farmacisti klinik, nëpërmjet studimit, u vërejt se efektet e ndërveprimeve farmakologjike u reduktuan nga 45.1% në 20.5% pas ndërhyrjes së farmacistit (p=0.032). Një tjetër problematikë e shpeshtë ishte komplianca. Por, edhe në këtë rast, ndërhyrja e farmacistit solli përmirësim, me një numër të individëve me kompliancë të ulët që shkoi nga 38.9% përpara ndërhyrjes në 21.6% pas ndërhyrjes (p=0.042). Si përfundim, nëse përpara ndërhyrjes së farmacistit klinik, 37% e pacientëve kishte problematika të patrajtuara, kjo përqindje ra në 7.3%, pas këshillimit të farmacistit klinik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC