Mirëqenie

jan232015

1990 -2013, ja si ka ndryshuar jetëgjatësia në botë

Në vitin 1990 mosha mesatare në nivel botëror ishte 65.3 vjet, ndërsa në 2013-ën, mosha mesatare e regjistruar ishte 71.5 vjet. Pra, në pak më shumë se 10 vjet jetëgjatësia është rritur me 6.6 vjet për femrat dhe me 5.8 vjet për meshkujt.
Të dhënat janë botuar së fundmi në revistën "Lancet" nga ekspertët e "Global burden of disease study", të cilët kanë vlerësuar shkaqet kryesore të vdekshmërisë në 188 vende të ndryshme mes viteve 1990-2013. "Vdekjet e shkaktuara nga diarea dhe fruthi janë pakësuar respektivisht me 83% dhe 51%, por janë shtuar ato nga abuzimi me drogat dhe sëmundjet e veshkave", pohojnë studiuesit. Sa i takon kancerit është vërejtur se sot e vdekshmëria është reduktuar për shumicën e tumoreve duke përfshirë atë të gjirit, mitrës, apo zorrës së trashë, por është shtuar për të tjera si p.sh. për pankreasin dhe veshkat. Nuk duhet harruar se sëmundjet kardiovaskulare janë ende kryesoret ndër shkaqet e vdekshmërisë, pavarësisht përparimit të mjekësisë në krahasim me vitin 1990: sëmundjet e zemrës dhe iktusi, së bashku me BPCO (sëmundje pulmonare), në fakt përfaqësojnë rreth një të tretën e të gjitha vdekjeve gjatë 2013-ës.
Diarea, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, problemet neonatale dhe malaria mbeten shkaqet kryesore të vdekjeve te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, ndërsa sa i takon vdekjeve të parakohshme te të rriturit në krahasim me 1990-ën, rritje janë regjistruar te të prekurit me diabet, HIV / AIDS, sëmundjet e zemrës të lidhura me hipertensionin, sëmundjet kronike të veshkave dhe Alzheimerin.
"Në përgjithësi, të dhënat për jetëgjatësinë  janë pozitive dhe inkurajuese, por duhet të sigurohemi që të bëjmë zgjedhjet më të mira në kujdesin shëndetësor për të përballuar sfidat dhe kostot e lidhura me një shoqëri që plaket", shtojnë studiuesit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC