Mirëqenie

shk72015

Krizat e zemërimit favorizojnë iktusin dhe infarktin kardiak

tags: IKTUS

Iktusi, infarkti, sindroma akute koronare dhe aritmitë, janë disa nga problemet kardiovaskulare që mund të ndodhin më shpesh pas një zemërimi apo inati. Kështu shkruhet në revistën evropiane të zemrës "European Heart Journal" ku kohët e fundit është botuar një studim i kryer nga Elizabeth Mostofsky dhe kolegët e saj e Harvard School of Public Health në Boston. "Në dy orët që pasojnë "krizën e zemërimit" risku për iktus rritet katër herë, ndërsa rreziku për infarkt miokardi deri në 5 herë", thotë studiuesja. Kjo nuk është hera e parë që vlerësohet risku për të shfaqur shqetësime të rënda në zemër lidhur me zemërimin, por studimet e publikuara deri më sot përfshinin vetëm pak persona.  "Për këtë arsye ne kemi zgjedhur një meta-analizë, e cila është analiza e përbashkët e të gjitha studimeve të publikuara mbi këtë temë", thotë studiuesja, e cila ka përfshirë 9 studime klinike të publikuara midis viteve 1995 dhe 2013 nga studiues të kombësive të ndryshme. Siç pohojnë autorët, studimi nuk vërteton se zemërimi është shkaku i këtyre ngjarjeve kardiovaskulare, por tregon për shembull, se rreziku 2 orë pas krizës së inatit është më i lartë në njerëz që janë tashmë të rrezikuar për sëmundje kardiovaskulare. "Në praktikë, risku i shtohet atij ekzistues. Gjithashtu jemi përballë një efekti kumulativ, pra pasojat klinike rrisin frekuencën e krizave", thotë Mostofsky.  
Për të kufizuar dëmet e lidhur me sulmet e zemërimit, autorët sugjerojnë që të përdorim barna në rastet më të ndërlikuara, por Suzanne Arnold nga Universiteti i Misurit thotë se përdorimi vetëm i barnave nuk mjafton: "Duhet të veprojmë në një mënyrë më gjithëpërfshirëse pa lënë pas dore stresin psikologjik dhe të gjitha implikimet e tij për të përballuar një zemër "armiqësore". Ekspertët bien dakord për faktin se mënyra më efektive për të mbrojtur zemrën tuaj është padyshim parandalimi.

Eur Heart J. 2014 Mar 3. doi: 10.1093/eurheartj/ehu033
Eur Heart J 2014 Mar 3. doi: 10.1093/eurheartj/ehu097

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC