Mirëqenie

shk182015

Boksi dhe artet marciale, sa e dëmtojnë trurin?

Boksi dhe artet marciale, disiplinat e praktikuara nga shumë persona në të gjithë botën, mund të lenë pasoja të rënda në tru."Traumat e përsëritura në kokë, tipike te ata që praktikojnë disiplina të tilla si boksi apo futbolli amerikan, mund të ndryshojnë strukturën dhe funksionimin e trurit", pohon Charles Bernickdella nga "Cleveland Clinic" në Shtetet e Bashkuara dhe autor i një studimi të botuar së fundi në të përjavshmen "British journal of sports medicine". Për të kuptuar efektet në tru të këtyre sporteve, si dhe të arteve marciale, Bernick dhe kolegët e tij kanë studiuar me vëmendje strukturën dhe funksionin trurit për 224 profesionistë (131 praktikues të arteve marciale dhe 93 të boksit) të regjistruar në studimin "Professional fighters brain health study" dhe në 22 kontrolle vijuese, pra persona me moshë të ngjashme, por pa një histori traumash të përsëritura në kokë.
Sportistët kishin një moshë mes 18 dhe 44 vjeç, me një mesatare prej katër vjet luftimesh. "Edhe pse analiza jonë nuk mund të tregojë marrëdhënie shkak-pasojë, por vetëm ekzistencën e një lidhjeje mes traumave në kokë dhe problemeve cerebrale (si në aspektin e strukturës dhe të funksionit të trurit), nga studimi rezulton se goditjet kanë një ndikim të madh në tru", pohon Bernick.
Në fakt, pasi i nënshtruan pjesëmarrësit ndaj rezonancës magnetike dhe testeve të shumta për të vlerësuar kujtesën, kohën e reagimit dhe aftësitë e tjera intelektuale, shkencëtarët amerikanë vunë re se vëllimi i trurit ishte reduktuar te ata që kishin pësuar më shumë dëmtime në kokë në krahasim me ata që nuk kishin pësuar, dhe gjithashtu shpejtësia e përpunimit të informacionit ishte më e ulët te sportistët gjatë kontrolleve.
"Sa më i madh ishte numri i ndeshjeve (dhe i traumave), aq më i madh ishte dëmi në tru", shpjegon autori, i cili nënvizon se si për profesionistët e boksit situata ishte më e keqe se për ata që praktikonin artet marciale. "Shpjegimi më i qartë për këtë ndryshim është se në artet marciale kundërshtari mund të rrëzohet KO me teknika të tjera që nuk përfshijnë goditjet në kokë", përfundon ai.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC