Mirëqenie

mar132015

Mungesa e hekurit te fëmijët, shkak për deficitet e zhvillimit psiko-intelektual

tags: EUROPA, Anemi
Treguesi i kequshqyerjes më i përhapur në nivel global është mungesa e hekurit (25%) që prek grupe të ndryshme të popullsisë si në vendet e industrializuara edhe ato në zhvillim. Fëmijët konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj riskut pasi me rritjen e shpejtë, tipike për këtë moshë shtohen kërkesat e hekurit në organizëm. 47% e moshës parashkollore vuajnë nga anemia. Prania e disa faktorëve si pesha e vogël në lindje, konsum i madh i qumështit të lopës, marrja modeste e hekurit gjatë ushqimit me gji, kushtet socio-ekonomike janë shkaqe të rritjes së rrezikut të anemisë dhe pasojave të tij. Pasojat më të rënda shkojnë nga reduktimi i zhvillimit psiko-motor dhe të funksioneve imunitare deri në mungesën e aftësive për të mësuar.

Te fëmijët evropianë, të lindur të shëndetshëm me një peshë të rregullt nuk duket se ka një nevojë të përgjithshme për të integruar hekurin: sasia e përmbajtur në qumështin e nënës, përveç rezervave të pranishme në organizëm (75mg/kg pesha trupore) ndihmojnë në mbulimin e nevojave për 4-6 muajt e parë të jetës. Fëmijët të cilët nuk ushqehen me qumësht gjiri duhet të konsumojnë një qumësht të formuluar me një përqendrim të hekurit duke përfshirë 4 dhe 8 mg/L, deri në 6 muaj. Mes muajit të 6 dhe të 12 të jetës është e rëndësishme të merren 6-8mg hekur në ditë. Pikërisht gjatë periudhës së gjirit, nënat duhet të marrin ushqime me origjinë shtazore, si mishi, veza dhe perime si bishtajoret e spinaqi, ndonëse në këto të fundit, absorbimi i hekurit është i kufizuar. 8 mg hekur në ditë është sasia e rekomanduar deri në moshën 3-vjeçare.

Megjithatë duhet thënë se konsumi i ushqimeve të pasura me hekur ka një efikasitet më të madh në krahasim me vetëm suplementimin e tij. Asnjë studim në Evropë ose në vende me të ardhura të larta nuk ka vlerësuar efikasitetin e drithërave të fortifikuara me hekur. Ligji evropian lejon suplementimin e formulave të qumështit, ndërsa mes rekomandimeve për të reduktuar riskun e anemisë, shoqatat shkencore këshillojnë shmangien e qumështit të lopës deri në moshën 1 vjeç, si burim parësor ushqyerje.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC