Mirëqenie

mar212015

Terapitë hormonale shtojnë rrezikun e kancerit ovarian edhe kur merren për periudha të shkurtra

Terapitë me Zëvendësim Hormonal TZH mund të kenë mbërritur në fund të rrugëtimit të tyre pas publikimit të një meta-analize të detajuar në revistën "Lancet" mbi efektet e tyre. Në bazë të të dhënave, terapitë me zëvendësim hormonal për trajtimin e çrregullimeve të menopauzës (afshet e nxehta, djersitjet gjatë natës, thatësia vaginale, pagjumësia dhe inkontinenca urinare etj.), e shtojnë probabilitetin e kancerit ovarian në krahasim me gratë që nuk kanë marrë hormone.

Tumori ovarian është një event i rëndë sepse nuk shfaq simptoma derisa arrin në dimensione të ndjeshme. Një ndër studimet e para që ngriti dyshime mbi efektet negative afatgjata pas marrjes së estrogjeneve dhe progestogjeneve në post-menopauzë ishte "Women's health iniciative", i cili vuri në dukje një rritje të riskut të infarktit, trombozave dhe tumorit të gjirit te grate në TZH. Nën dritën e këtyre rezultateve shumë paciente e ndërprenë trajtimin, por gra të tjera (rreth 6 milionë vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe) vijuan me të, të siguruara nga fakti se cikle të shkurtra nuk sillnin risqe.

Artikulli i "Lancet" hedh dritë mbi një realitet të ndryshëm: për gratë që kishin marrë TZH për 5 vjet. Duke filluar nga mosha 50 vjeç, kishte një diagnozë të kancerit ovarian në më shumë se 1000 raste të trajtuara dhe një vdekje për çdo 1700 gra. Risku është i pranishëm edhe për periudha më pak se 5 vjet, pa ndryshim nga skema e marrjes me vetëm estrogjene ose estro-progestine. Duke qenë se çrregullimet në menopauzë kompromentojnë cilësinë e jetës së shumë grave, ka mjete alternative nga terapitë hormonale, pa risqe që mund të rekomandohen.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC