Mirëqenie

gus252016

Rënia e densitetit kockor: Terapia hormonale zëvendësuese përballë tabletave kontraceptive 

Terapia hormonale zëvendësuese  (Tos) ka treguar superioritet ndaj tabletës kontraceptive orale të kombinuar sa i takon densitetit kockor vertebror, te gratë me insuficiencë ovariane të parakohshme sponatne. Ja rezultatet e përshkruara në një artikull të publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism" me autore Beth Cartwright nga Guy's Hospital në Londër. Cartwright megjithatë saktëson se këto rezultate duhen interpretuar me kujdes për shkak të pjesëmarrjes së vogël të grave në studim dhe normës së lartë të braktisjes.

"Insuficienca e parakohshme ovariane konsiston në një humbje të funksionit ovarian te gratë me moshë nën 45 vjeç, që përballen me një mungesë të tejzgjatur estrogjenesh dhe si pasojë rënien e densitetit kockor", shkruajnë kërkuesit. Këta për të ballafaquar efektet e terapisë hormonale zëvendësuese dhe të kontraceptivëve oralë të kombinuar te gratë me insuficiencë ovariane të parakohshme spontane seleksionuan 50 gra të moshës 18 - 44 vjeç me çrregullimin në fjalë dhe i studiuan për afro 2 vjet. Në total 36 gra kompletuan studimin: 12 në grupin me terapi hormonale zëvendësuese, 9 në grupin me kontraceptivë oralë të kombinuar dhe 15 në grupin e kontrollit të përbërë nga gra që e refuzuan trajtimin.   

Follow up dyvjeçar tregoi një rritje domethënëse të densitetit mineral kockor në kolonën lumbare të grupit të terapisë hormonale zëvendësuese, përballë një reduktimi të tij në grupin e patrajtuar, si dhe asnjë variacion domethënës në grupin e kontraceptivëve oralë të kombinuar.
 "Nga ballafaqimi mes kontraceptivëve oralë dhe asnjë trajtimi del një statistikë e rëndësishme në favor të të parëve, por që  përballë terapisë hormonale  zëvendësuese, kontraceptivët dalin humbës meqë Tos e rrit densitetin mineral kockor me 3.5% më shumë në krahasim me kontraceptivët oralë të kombinuar", pohon kërkuesja. Ndërsa shton se në 2 vjet diferenca për një densitet më të madh kockor vertebror mes terapisë hormonale zëvendësuese dhe grupit të patrajtuar ka qenë më e lartë se 6%.

"Nuk kemi ende prova të mjaftueshme për të pohuar me siguri se terapia hormonale zëvendësuese është më efikase se kontraceptivët oralë të kombinuar në ruajtjen apo përmirësimin e densitetit mineral kockor në insuficiencën ovariane të parakohshme, por duket e qartë se asnjë trajtim nuk është i dëmshëm për shëndetin e kockave dhe duhet si pasojë të inkurajohet", përfundon Cartwright.

 

J Clin Endocrinol Metab. 2016. doi: 10.1210/jc.2015-4063
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27340881 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC