Shëndetësi

qer212018

Terapia zëvendësuese hormonale në menopauzë. Pse nuk e këshillojnë mjekët?

16,8% e mjekëve janë kundër përdorimit të terapisë hormonale zëvendësuese (TOS) te gratë në menopauzë (ndërkohë që janë në dijeni vetëm të 51,9% të rasteve), ndërsa vetëm 7,6% e përdor këtë terapi. Këto janë disa nga të dhënat e librit "Libri i bardhë i menopauzës", i sapoprezantuar nga CENSIS. Vito Trojano, zëvendës president i Shoqatës Italiane të Gjinekologjisë dhe të Obstetrikës (SIGO), rikujton mbi të gjitha se terapia hormonale zëvendësuese është një armë e rëndësishme për gruan:

"Vepron mbi kockat, duke përmirësuar densitetin, masën e strukturën, mbi sistemin nervor qendror dhe në veçanti në ritmin e gjumit, mbi humorin, mbi kolagjenin dhe kontraston shqetësimet e lidhura me reduktimin, siç janë thatësia vaginale, por edhe vepron mbi mukozën e vezikës, duke eliminuar faktorët irritues".

Me pak fjalë, TOS-i mund të përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës te gratë në menopauzë, "por duhet të përshkruhet pas kontrollit klinik, për të përjashtuar situata dhe patologji që mund të ndërveprojnë me përdorimin e estrogjeneve, si një patologji uterine ose tumori i gjirit".

Por atëherë, përse përqindjet e përdorimit të terapisë zëvendësuese janë kaq të ulëta?

"Fakti që 16,8% e gjinekologëve nuk e këshillon është një vlerë relativisht e ulët që mund të jetë e bazuar në faktorët fiziologjikë dhe mund t'i referohet faktit se terapia zëvendësuese e hormoneve nuk është në të vërtetë e përshtatshme për të gjitha gratë. Por, sigurisht 7,6% përdorim është një shifër shumë e ulët për një sërë faktorësh, i pari ndër të cilët është fakti që ende sot, informacionet mbi efektet pozitive dhe mbi mungesën e efekteve negative të kësaj terapie, janë shumë të dobëta".

Një burim i frikës së vazhdueshme, por të pabazuar është i lidhur me tumorin e gjirit që ende sot, shumë vetë e lidhin me terapinë hormonale zëvendësuese, por Trojano i fton mjekët të mos krijojnë konfuzion: "Nëse një grua në moshë pjellore ka një neoplazi të mamelës të varur nga hormonet dhe kështu, me receptorë pozitivë për estrogjenet dhe progesteronin, gjëja e parë që duhet bërë është të bllokohet aktiviteti i vezores; e njëjta gjë ndodh në menopauzë, kur përballë tumorit të mamelës, e para gjë që bëhet është të ndërpritet terapia hormonale, por jo sepse kjo është shkaktare e tumorit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC