Mirëqenie

pri62015

Qëndroni larg barnave me 150 gr mollë në ditë


Ndoshta një mollë në ditë nuk ju mban larg mjekut, por të paktën shërben për të reduktuar përshkrimet mjekësore. Sipas një artikulli të publikuar në revistën"Jama internal medicine", konsumi i mollëve lidhet me reduktimin e përdorimit barnave dhe këtë e vërteton një studim i Matthew Davis nga "University of Michigan". Autori bashkë me kolegët analizoi të dhënat e sondazhit "National health and nutrition examination surve" për vitet 2007-2008 dhe 2009-2010.

Studiuesit krahasuan të dhënat e konsumatorëve të rregullt të mbi 150 gr mollëve në ditë, me ata që nuk i hanin. "Nga 8.399 pjesëmarrës në sondazh që përfunduan pyetësorin dietik, 9% konsumonte mollë ndërsa 91% nuk e bënte", pohon Davis. Duke parë vizitat mjekësore të të dy grupeve, u vu re se ata që konsumonin mollë kishin shmangur në një përqindje të madhe përshkrimin e barnave. "Kuptohen ata që hanë mollë duke numëruar recetat e tyre", pohon Davis duke nënvizuar se ndonëse mollët nuk të heqin qafe mjekun, mund të të ndihmojnë me farmacistin në këtë drejtim.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC