Mirëqenie

pri242015

Degjenerimi makular te të moshuarit, rreziku rritet me mbidozat e kalciumit

Personat që marrin më shumë se 800 miligram kalcium në ditë kanë dyfish mundësi për të zhvilluar degjenerim makular në krahasim me ata që nuk shtojnë kalcium në dietën e tyre. Këtë tezë e mbështet një studim i publikuar në revistën "Jama Oftalmology". "Megjithatë këto të dhëna nuk e vërtetojnë lidhjen shkak-pasojë mes të dyjave", thotë Caitlin Kakigi nga Departamenti i Oftamologjisë në Universitetin e San Franciskos, e cila bashkë me kolegët ka vlerësuar 3.191 persona të moshës mbi 40 vjeç, që mes 2007-ës dhe 2008-ës kanë marrë pjesë në studimin e "National health and nutrition examination survey (Nhanes).

"Mes këtyre ishin 248 pacientë të diagnostikuar me degjenerim makular pas ekzaminimit të fundit okular", thotë autorja dhe shpjegon se çdo pjesëmarrës ishte intervistuar rreth konsumit të integratorëve ushqyes dhe anti-acideve gjatë 30 ditëve të para të studimit. Studiuesit zbuluan se mundësitë për një diagnozë të degjenerimit makular ishin më të mëdha mes personave që merrnin 800 ose më shumë miligramë kalcium në ditë. Gjithashtu u morën parasysh mosha, gjinia, etnia, të ardhurat, të qenit duhanpirës ose jo, alkooli, obeziteti, osteoporoza, kirurgjia e kataraktit, glaukoma, hipertensioni, iktusi, sëmundjet kardiake, hiperlipidemia. Lidhja mes këtyre dhe degjenerimit makular ishte më e dukshme te personat me moshë 68 vjeç e sipër, por sfumohej dhe zhdukej fare te pjesëmarrësit me moshë më të vogël se 68 vjeç.

"Mosha mesatare e pacientëve, të cilëve iu diagnostikua një degjenerim makular ishte 67.2 vjet në krahasim me 55.8 të atyre pa këtë sëmundje", shtojnë autorët. Ata nënvizuan edhe mundësinë e sinjalizimeve të pasakta nga ana e pacientëve mbi marrjen e kalciumit. Megjithatë "derisa këto të dhëna të mos jenë konfirmuar mjekët nuk duhet të ndryshojnë zakonet e tyre mbi përshkrimet, ndërsa për të parandaluar degjenerimin makular të lidhur me moshën është e nevojshme shmangia e duhanpirjes dhe ndjekja e një diete të pasur me peshk, fruta dhe perime dhe gjethe jeshile", përfundon Kakidi.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC