Mirëqenie

qer32015

Probiotikët për celiakinë, gluteni i pranishëm edhe aty ku lexon "gluten-free"

Personat e prekur nga celiakia përdorin shpesh integratorë me bazë probiotikët dhe ata që konsumojnë këto produkte kanë tendencën të shfaqin më shpesh simptomat e sëmundjes. Këto të dhëna të verifikuara vitin e kaluar nga studiues të "Columbia University", konfirmohen me evidenca të reja: më shumë se gjysma e integratorëve të probiotikëve më të shitur përmbajnë gluten, i pranishëm edhe te ata që kanë indikimin "gluten-free" në etiketë, pavarësisht kostos së produktit. "Kjo sugjeron se personat me celiaki duhet të tregohen më të kujdesshëm në marrjen e probiotikëve",pohon Peter H. Green, drejtor i qendrës studimore për celiakinë në  "Columbia University". Në fakt, kërkime të shumta kanë treguar se integratorët shpesh përmbajnë atë që nuk është shkruar në etiketë. Thuajse ¼ e pacientëve me celiaki përdorin integratorët e probiotikëve: kjo nuk befason duke qenë se janë gjerësisht të reklamuar për shëndetin e aparatit tretës. "Studimet tregojnë se pacientët që i përdorin kanë një cilësi më të mirë jete, por paradoksalisht edhe më shumë fryrje barku, ngërçe, lëvizje të çrregullt të zorrëve dhe simptoma të tjera të celiakisë", nënvizon Benjamin Lebwohl, epidemiolog në "Celiac Disease Center". Për të kuptuar arsyet e fenomenit Lebwohl dhe Green blenë 22 nga integratorët më të shitur me bazë probiotikësh dhe i vendosën ata nën ekzaminimin e kromatografisë likuide me spektrometër të masës. U vu se 12 nga këto suplemente, përmbanin nivele të dukshme gluteni, ndonëse 8 prej tyre mbanin dixhiturën "gluten-free".
Sipas Agjencisë Amerikane të Barnave (FDA) për t'u kualifikuar si "pa gluten" një produkt duhet të përmbajë më pak se 20 pjesë për milionë të proteinës. Në fakt, ky studim arriti në përfundimin se pjesa më e madhe e integratorëve që rezultuan pozitivë ndaj glutenit kishin nivele më të ulëta se kufiri i përcaktuar nga FDA. "Por kjo gjë nuk ofron siguri", pohon Green, "sepse një person i cili merr më shumë se një tabletë në ditë mund të akumulojë nivele më të larta gluteni pësuar dëme të shumta. Gjithashtu shton se shkalla e tolerancës individuale është e ndryshueshme dhe disa persona mund të jenë shumë të ndjeshëm edhe në nivele më të ulëta se 20 pjesë për miliona të proteinës". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC