Mirëqenie

tet82024

Alopecia androgjenetike. Kombinimi i probiotikëve që ngadalëson përparimin

Një studim i ri i publikuar në Nutrients, ka zbuluar se kombinimi i shtameve probiotike të Lactiplantibacillus mund të jetë një zgjidhje premtuese kundër rënies progresive të flokëve të lidhur me alopecinë androgjenetike.

Alopecia androgjenetike (AGA) është një gjendje e zakonshme që prek rreth 80% të meshkujve dhe 50% të femrave gjatë jetës së tyre. Karakterizohet nga miniaturizimi progresiv i folikulave të qimeve dhe reduktimi i fazës anagen, pra faza e rritjes së ciklit të flokëve. Hulumtimet e reja kanë nxjerrë në pah potencialin e një kombinimi inovativ të probiotikëve për të reduktuar jo vetëm humbjen e flokëve, por edhe për të ruajtur trashësinë dhe shëndetin e gjëndrave të flokëve.

Studimi klinik trefish i verbër u krye nëpërmjet një përzgjedhje rastësore dhe u kontrollua me placebo. U regjistruan 136 pjesëmarrës 18-65 vjeç, të diagnostikuar me alopeci androgjenetike. Subjektet u ndanë në dy grupe: në grupin e parë u administrua një suplement probiotik që përmbante shtamet Lactiplantibacillus plantarum dhe Lactiplantibacillus pentosus, ndërsa në tjetrin një placebo. Të dy grupet morën nga një kapsulë në ditë për një periudhë 16 javore.

Rezultatet e studimit treguan se pjesëmarrësit që morën kombinimin e shtameve probiotike përjetuan një rënie të ndjeshme të numrit të qimeve në fazën telogjene në krahasim me grupin e placebos. Ky reduktim tregon se trajtimi me probiotikë mund të ketë ngadalësuar procesin e rënies së flokëve duke mbajtur folikulat më aktive në fazat e rritjes.

Një analizë e shtresuar sipas moshës theksoi gjithashtu se pjesëmarrësit e moshës nën 37.5 vjeç përfituan më shumë nga trajtimi me probiotikë, me një reduktim të ndjeshëm të numrit të qimeve (flokë të hollë dhe të miniaturizuar) krahasuar me grupin e placebos. Te subjektet e moshuar, trajtimi me probiotikë çoi në një rritje të densitetit të flokëve në fund, por nuk ndikoi ndjeshëm në parametrat e tjerë.

Ky studim dha prova premtuese mbi efektivitetin e probiotikëve në ngadalësimin e progresionit të alopecisë androgjenetike, me një ndikim pozitiv në reduktimin e rënies së flokëve dhe ruajtjen e trashësisë, veçanërisht te individët më të rinj. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar këto gjetje dhe për të thelluar në mekanizmat përmes të cilëve probiotikët ndikojnë në shëndetin e flokëve.


Burimi
https://www.mdpi.com/2072-6643/16/17/2900


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC