Farmaci

dhj222022

Shëndeti i flokëve. Suplementet dhe mikronutrientët në alopecinë androgjenike

Nga biotina te ekstraktet e Serenoa repens, nga multivitamina te zinku, deri te omega 3 dhe 6 në kombinim me antioksidantët, janë te shumta substancat dhe komponimet e përdorura vetëm ose të përfshira në suplementet për rënien e flokëve, produkte të cilat sipas vlerësimeve të fundit përdoren nga 81% e pacientëve me probleme trikologjike.

Për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e këtyre komponimeve dhe suplementeve është një kryer një përmbledhje e koordinuar nga Laura Drake nga Universiteti Tufts në Boston dhe e botuar në JAMA Dermatology, sipas së cilës, duke qenë se shumë prej këtyre produkteve mund të kenë efekte të dobishme në luftën kundër rënies së flokëve, profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të informojnë më mirë pacientët për rreziqet dhe përfitimet e mundshme të këtyre trajtimeve, në mënyrë që të arrijnë në një zgjedhje të përbashkët.

Produktet ushqimore dhe ato bimore

Suplementet me bazë vitaminash, ushqimore dhe produkte bimore kanë qenë gjithmonë të përdorura për rënien e flokëve. Në veçanti, ato që merren më së shpeshti kanë si bazë biotinën, vitaminën B12 dhe në përgjithësi komplekset multivitamina me bazë vitaminat e grupit B. Duke pasur parasysh shpeshtësinë e përdorimit të suplementeve për rënien e flokëve, ekipi amerikan ka dashur të vlerësojë të dhënat e publikuara në literaturë, për të kuptuar se çfarë është e vërtetë pas përdorimit të suplementeve. Për këtë rishikim, u analizuan 30 artikuj, ndër të cilët 17 prova, 11 studime klinike dhe 2 seri rastesh.

Disa nga përbërësit e përdorur kishin si bazë frenuesit e enzimës 5-á reduktazë, e cila konverton testosteronin në dihidrotestosteron (DHT), një ndërmjetës i alopecisë androgjenike. Ndër produktet natyrale që kanë një efekt frenues në këtë enzimë është Serenoa repens dhe studimet klinike kanë treguar se kjo bimë mund të jetë efektive kundër alopecisë androgjenike. Një studim klinik, ka treguar se një ekstrakt lipidosterolik i S. repens mund të çojë në një përmirësim të butë deri në mesatar të alopecisë androgjenike pas pesë muajsh, edhe pse nuk kishte asnjë rëndësi statistikore. Ndërsa një studim tjetër që krahasoi S. repens me finasteridin oral arriti në përfundimin se megjithëse ky i fundit ishte më efektiv, përdorimi i Serenoas stabilizoi rënien e flokëve në 24 muaj, me efekte të lehta negative.

Vaji i farës së kungullit, i testuar në 76 burra me alopeci androgjenike, u tregua gjithashtu të jetë dukshëm efektiv për rritjen e flokëve dhe kënaqësinë e raportuar nga pacientët në krahasim me placebon, me ngjarje të ngjashme negative midis dy grupeve. Dhe në lidhje me mikronutrientët, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të folikulit të flokëve, një studim që vlerësoi suplementimin oral me vitaminë D3 në 40 gra me telogjen efluvium, vuri re se, për 6 muaj, 82.5% e pacientëve panë rezultate në flokët e tyre dhe 85% raportuan se ishin të kënaqur, ndërsa nuk u raportua asnjë ngjarje e padëshiruar.

Mikronutrientët dhe vitaminat

Mungesa e zinkut mund të shkaktojë gjithashtu rrjedhje telogjene ose rënie dhe rrallim të flokëve. Megjithatë, reduktimi i niveleve të zinkut do të shkaktonte dëmtim oksidativ të indeve, por ndërkohë që një studim nuk tregoi efikasitet në rënien e flokëve, një studim tjetër në të cilin u përfshinë 67 pacientë me alopeci areata dhe nivele normale të zinkut, tregoi rritje të konsiderueshme të flokëve pas tre muajsh suplementim. Megjithatë, për sa i përket vitaminës B, në veçanti biotinës dhe vitaminës B12, e para nuk është studiuar vetëm në provat klinike kundër alopecisë, por është një komponent i suplementeve të tjerë të vlerësuar në provat klinike, aq sa përdoret gjerësisht në produktet për rritjen e flokëve, ndërsa për vitaminën B12, një studim i pacientëve me telogjen efluvium dhe nivele normale bazë tregoi se të gjithë pjesëmarrësit raportuan një reduktim ose mungesë të rënies së flokëve në katër muaj, pa asnjë ngjarje negative.

Antioksidantët, aminoacidet dhe moduluesit e hormoneve

Sa i përket antioksidantëve, si seleniumi, karotenoidet dhe vitaminat A, C dhe E, të cilat zakonisht përfshihen në suplemente, dhe në një studim i një produkti i cili ka në përmbajtjen e tij: vaj peshku, vaj nga fara e rrushit të zi, vitaminë E, vitaminë C dhe likopen, krahasuar me placebon, tregoi se në rastet e alopecisë androgjenike te femrat ka një rritje të densitetit dhe trashësisë së flokëve, pas një trajtimi 6 mujor.

Megjithatë, një provë tjetër testoi tokotrienolet, nga familja e vitaminës E, te 35 persona me rënie të paspecifikuar të flokëve, duke treguar një rritje të konsiderueshme të flokëve në grupin e trajtuar, për 8 muaj.

Ndër përbërësit që përmbajnë aminoacide, keratina është një proteinë me strukturë fibroze e pasur me aminoacidin cisteinë, që përmban squfur. Një mangësi e L-cisteinës, në veçanti, i bën flokët të hollë, të brishtë dhe të thatë, duke sjellë si rezultat rënien e flokëve. Së fundi, faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1 (IGF-1) ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e folikulave të flokëve dhe në ciklin e rritjes së flokëve, dhe mungesa e këtij hormoni peptid shoqërohet me disa shkaqe dhe lloje të rënies së flokëve, duke përfshirë alopecinë dhe telogjenin efluvium. Kapsaicina lokale dhe izoflavonet kanë treguar se rrisin prodhimin e lëkurës IGF-1 dhe në një provë klinike me 48 të rritur, përdorimi i këtyre dy përbërësve çoi në rritje të konsiderueshme të flokëve në 5 muaj, pa efekte anësore.

 

Sabina Mastrangelo

Burimi:
A systematic review. JAMA Dermatol (2022) - doi: 10.1001/jamadermatol.2022.4867


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC