Shëndetësi

dhj122022

Suplementet ushqimore dhe rënia e flokëve. Të rejat nga literatura shkencore

Suplementet ushqimore mund të luajnë një rol të rëndësishëm për trajtimin e rënies së flokëve. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar së fundmi në Jama Dermatology, një rishikim sistematik i cili ka përfshirë gjithsej 30 studime, autorët e të cilëve kanë theksuar se rezultatet e marra duhet të interpretohen në kontekstin e dizajnit dhe kufizimeve të secilit studim të marrë në shqyrtim.

Suplementet ushqimore për rënien e flokëve, qofshin ato vitamina, lëndë ushqyese apo botanike (substanca dhe preparate vegjetale), janë të përhapura, por ka të dhëna të ndryshme në lidhje me efektivitetin dhe efektet negative të tyre. "Edhe pse përfitimi nga ndërhyrjet nutricionale është ende i panjohur, përdorimi i tyre mund të jetë i kushtueshëm, të çojë në efekte toksike në doza të larta dhe të ndërveprojë me medikamentet dhe rezultatet e testeve", thuhet në studim.

Studiuesit kryen një rishikim sistematik të literaturës, duke kërkuar për studime të cilët kishin hetuar ndërhyrjet dietike dhe nutricionale te të rriturit dhe/fëmijët me alopeci ose rënie të flokëve, pa një mungesë të njohur themelore ushqyese.

Nga më shumë se 6,000 artikujt e identifikuar fillimisht, 30 u përfshinë në analizë: 17 prova klinike me përzgjedhje rastësore, 11 prova klinike dhe 2 seri rastesh, të gjitha mbi ndërhyrjet nutricionale, pasi asnjë studim i bazuar në dietë nuk plotësonte kriteret e përfshirjes. Gjithashtu, në artikull janë analizuar të dhënat e reja mbi efikasitetin dhe sigurinë e 5 frenuesve të alfa reduktazës, mikronutrientëve, imunomoduluesve, aminoacideve, probiotikëve, moduluesve të hormoneve të rritjes dhe suplementeve me shumë përbërës. Për 12 nga 20 ndërhyrjet nutricionale, ata zbuluan se kishte prova të cilësive të tjera që sugjeronin përfitime të mundshme të produkteve të caktuara.

"Duke pasur parasysh përdorimin e gjerë dhe barrën e konsiderueshme financiare të suplementeve dietike, është e domosdoshme që si mjekët ashtu edhe pacientët të jenë vigjilentë kur zgjedhin një suplement. Pavarësisht kufizimeve, disa pacientë që vuajnë nga rënia e flokëve mund të përfitojnë nga suplementimi dietik dhe vendimmarrja e përbashkët me dermatologët duhet të inkurajohet për të rishikuar rreziqet dhe përfitimet nga secili trajtim", shkruajnë studiuesit, sipas të cilëve duhen të kryen prova të tjera klinike me përzgjedhje rastësore në mënyrë që siguria dhe efikasiteti i këtyre trajtimeve të mund të vlerësohet më tej.

 

Jama Dermatology 2022. Doi: 10.1001/jamadermatol.2022.4867.
https://www.doi.org/10.1001/jamadermatol.2022.4867


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC