Farmaci

sht252023

Alopecia. Shumica e pacientëve e ndërpresin trajtimin një vit pas diagnostikimit

Një studim i publikuar në "JAMA Dermatology" tregon se terapia më e përshkruar për trajtimin e alopecisë areata për të rriturit janë kortikosteroidet dhe se pothuajse 1 vit pas diagnostikimit më shumë se dy të tretat e këtyre pacientëve nuk e vazhdojnë më këtë terapi.

"Alopecia areata është një humbje lokale e flokëve, që zakonisht manifestohet në formë njollash të rrumbullakosura në lëkurën e kokës, dhe përfshin alopecinë totale dhe atë universale. Të kuptuarit e modeleve aktuale të praktikës mund të ndihmojë në identifikimin e nevojave të trajtimit dhe zhvillimin e një standardi të kujdesit", shpjegon autorja kryesore e studimit Hemin Lee nga Brigham and Women's Hospital në Boston.

Studiuesit u përpoqën të bënin një rishikim të modeleve të trajtimit të përdorura për të rriturit me alopeci aerata në SHBA gjatë periudhës 2015-2020. Ata studiuan të dhënat nga regjistrat e sigurimeve shëndetësore për më shumë se 45,000 të rritur të cilët midis 15 tetorit 2015 dhe 28 shkurtit 2020 ishin trajtuar për alopeci areata. Synimi i tyre ishte të kuptonin llojet më të zakonshme të trajtimit, edhe për nëngrupet e pacientëve me alopeci totale ose universale.

Në studim morën pjesë gjithsej 45,483 individë, 30,217 (66.4%) prej të cilëve morën të paktën një trajtim për alopecinë areata, nga të cilët më të zakonshmit ishin kortikosteroidet intralezionale, intramuskulare dhe orale. Krahasuar me pacientët pa alopeci totale ose universale, pacientët me këto forma të sëmundjes treguan një frekuencë më të ulët të përdorimit të steroideve intralezionale dhe një frekuencë më të lartë të përdorimit të kortikosteroideve topikale. Në ditën e diagnostikimit, 47.2% e pacientëve nuk morën asnjë trajtim. Pas 12 muajsh trajtim 32,659 pacientë (71.8%) e kishin ndërprerë atë.

"Për të kuptuar arsyet që i çojnë pacientët drejt ndërprerjes së trajtimit ende pa u shëruar janë të nevojshme studime të metejshme", përfundojnë autorët.

 

JAMA Dermatol. Published online September 20, 2023. doi:10.1001/jamadermatol.2023.3109
https://jamanetwork.com/journals/jamadermatology/fullarticle/2809354


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC