Ushqyerje

mar192024

Suplementet postbiotike. Ndikimi në shëndetin mendor dhe fizik

"Marrja e postbiotikëve mund të sjellë përfitime në shëndetin mendor, në reduktimin e lodhjes dhe në gatishmërinë e atletëve që stërviten për javë të tëra", evidenton autori kryesor i një studimi të publikuar në Nutrients, Chad Kerksick.

Probiotikë dhe postbiotikë: Cili është ndryshimi?
Probiotikët janë organizma të gjallë, që nëse administrohen në dozat e duhura, sjellin përfitime për konsumuesin, përsa i përket shëndetit intestinal, humorit, stresit dhe depresionit. Gjithashtu, ata ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjumit, në funksionimin e sistemit imunitar,  në shëndetin oral dhe atë kardiovaskular. Probiotikët rregullojnë sistemin imunitar duke ulur pH në zorrë dhe duke forcuar barrierën intestinale dhe shumëllojshmërinë e mikrobiotës.

Nga ana tjetër, me termin "postbiotikë" nënkuptohet përgatitja e mikroorganizmave të pajetë dhe/ose e përbërësve të tyre, që rrjedhin nga probiotikët. Edhe në këtë rast, evidencat tregojnë se postbiotikët kanë efekte pozitive në shëndet përsa u përket sëmundjeve gastrointestinale, dermatologjike dhe respiratore. Ndër avantazhet e këtyre produkteve, mund të veçojmë jetëgjatësinë e tyre dhe ndjeshmërinë e reduktuar ndaj degradimit.

Postbiotikët përgatiten nga mikroorganizma të gjallë përmes trajtimit termik, sonifikimit, trajtimit kimik ose rrezatimit ultravjollcë dhe secila prej këtyre metodave, ashtu si edhe kushtet e punës, ndikojnë në mënyrë të ndryshme në funksionimin e postbiotikëve të përgatitur.

Aktiviteti fizik dhe suplementimi me probiotikë dhe postbiotikë
Aktiviteti i rregullt fizik ndryshon përbërjen e mikrobiotës intestinale dhe një raport i Internation Society of Sports Nutrition ka evidentuar fushat e ndryshme, në të cilat probiotikët mund t'i ndihmojnë atletët gjatë stërvitjes, të tilla si: forcimi dhe modelimi i sistemit imunitar për të kufizuar ndikimin e sëmundjeve dhe infeksioneve, rritja e  elasticitetit dhe përmirësimi ose forcimi i ruajtjes së përshkueshmërisë intestinale. Ndërsa, përsa u përket postbiotikëve, efektet e konsumimit gjatë periudhave të stërvitjes nuk janë studiuar mirë.

Prandaj, ekipi ka kryer një analizë sistematike të literaturës, në kërkim të evidencave të suplementimit me postbiotikë dhe ndikimit të tij në aspektin fizik. Në analizë u përfshinë 11 studime (për gjithsej 477 pjesëmarrës), si edhe periudha të suplementimit me postbiotikë, që varionin nga 13 ditë në 12 javë.

Vetëm tre studime krahasuan versionet probiotike dhe postbiotike të të njëjtit lloj (Lactiplantibacillus plantarum, Lactobacillus paracasei dhe Weizmannia coagulans), duke theksuar aktivitetin e krahasueshëm, por të ndryshëm të postbiotikut në krahasim me probiotikun. Për shembull, Lactobacillus paracasei, si probiotik dhe si postbiotik, mund të zvogëlojë dëmtimin e muskujve, të shkaktuar nga kërcimi vertikal dhe mund të lehtësojë shërimin e shpejtë dhe të zbusë lodhjen, ndërsa vetëm preparati postbiotik shoqërohet me një aftësi  për të përmirësuar shërimin. Ndërsa, studimet mbi Lactiplantibacillus plantarum evidentuan efekte të ngjashme të probiotikëve dhe postbiotikëve në performancën fizike, por probiotikët ishin superiorë në reduktimin e niveleve të glukozës, acidit laktik dhe amoniakut gjatë reagimit ndaj stimujve të ushtrimeve fizike. Megjithatë, nuk ka studime që i kombinojnë të dyja preparatet për të vlerësuar çdo efekt aditiv apo sinergjik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC