qer112015
Me filler në fytyrë rritet risku i embolizmit aksidental me pasoja të rënda
Kush dëshiron të ketë një fytyrë të lëmuar dhe elastike si 20 vjet më parë duhet të ruhet: Në faqen zyrtare të Administratës amerikane të Barnave dhe Ushqimit (FDA) është publikuar një shkresë me paralajmërime mbi pasojat e mundshme të injektimeve të fillerit në enët e gjakut të fytyrës, duke nënvizuar se vetëm profesionistët duhet të zbatojnë një praktikë të tillë. Të njohur sot si filler estetikë, këto produkte e kanë origjinën në shekullin e kaluar për trajtimin e inestetizmave të fytyrës, derivate të djegieve, njollave nga aknet, trauma me humbje të indeve etj. Por me kalimin e kohës filluan të përdoren edhe për të luftuar plakjen duke mbushur rrudhat e fytyrës. Shumë substanca janë përdorur si filler nga kirurgët plastikë, mes të cilëve yndyra autolge, kolagjeni, silikoni i lëngshëm dhe acidi ialuronik. Një përqindje e pacientëve mund të zhvillojë fenomene ndjeshmërie dhe injektimi aksidental i fillerit në enët e gjakut të indeve të buta të fytyrës mund të çojë në embolizëm. Pikërisht kjo mundësi e fundit është objekt i paralajmërimit të sapo nxjerrë nga FDA, e cila iu kërkoi prodhuesve të trajtimeve kundër rrudhave me bazë filler estetikë të përditësojnë etiketat me këtë problem të mundshëm. Pra, nëse filleri injektohet pa këto paralajmërime në një enë gjaku të indeve të buta të fytyrës mund të bllokojë fluksin e gjakut në inde duke shkaktuar në disa raste embolizëm me aftësi të kufizuar vizive ose verbim, iktus, nekrozë në lëkurë ose dëmtime të strukturës faciale.
Shfaqja e trombozës në fytyrë është sinjalizuar me frekuencë të shpeshtë pas injektimeve të fillerit në zonën glabelare, sipër rrënjës së hundës midis harqeve të vetullave, brenda apo rreth hundës, në ballë dhe në zonën periorbitale. FDA rekomandon që mbushja të injektohet shumë ngadalë nga profesionistë të shëndetësisë të kualifikuar si dermatologë, kirurgë plastikë, kirurgë estetikë ose dentistë, të cilët duhet të ndërpresin menjëherë procedurën nëse pacienti shfaq një nga këto simptoma: çrregullime të të parit, simptoma të iktusit, ënjtje në lëkurë apo shfaqje të dhembjes akute.
FDA - Safety Alerts for Human Medical Products