dhj162014
Filler i falsifikuar me acid ialuronik nga Kina, ja si ta njihni
Një filler me acid ialuronik i falsifikuar mund të ketë mbërritur nga Kina në tregun farmaceutik italian. Produkti viktimë i falsifikimit është
"JUVEDERM ULTRA 4", filler i përthithshëm nga lëkura me acid ialuronik, rregullisht i regjistruar në bankën e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i prodhuar në mënyrë të ligjshme nga
Allergan Industrie SAS, me seli në Francë. Filleri autentik në fakt, është shumë i sigurt, me cilësi të mirë dhe shpërndarje të gjerë, garantojnë ekspertët. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për imitimin e tij që mund të jetë importuar nga
Qufu Hantang Biological Co. Ltd, kompani me bazë në Kinë. Për ta njohur mjafton të kontrollohet numri i
lotit (#S30LA30262) dhe shkrimi i pranishëm në paketimin e jashtëm, ku dixhitura korrekte "
Science of Rejuvenation" është zëvendësuar me atë të gabuarën "
Science of Erjuvenation".
Në komunikatë bëhet e ditur se Allergan, e informuar mbi çështjen, ka konfirmuar falsifikimin e produktit të saj. Gjithashtu rezulton se kompania nuk ka asnjë lidhje me faktin. Ndonëse nuk sinjalizime nga ana e konsumatorëve për dëme të mundshme, Ministria italiane e Shëndetësisë rekomandon të mos përdoret loti i falsifikuar ose të ndërpritet menjëherë trajtimi me të. Shkelja e rëndë e legjislacionit mbi produktet mjekësorë e ekspozon pacientin ndaj risqeve të mundshme për shëndetin. Prandaj është e nevojshme që operatorët shëndetësorë dhe distributorët të kontrollojnë që produkti që zotërojnë të jetë origjinal, duke verifikuar etiketën, lotin dhe emërtimin korrekt të prodhuesit.
Është shumë e rëndësishme që mjekët të përdorin gjithnjë produktet më të mira për të mos hasur në probleme post-trajtimit.
Të gjithë mjekët, farmacistët, infermierët ose shpërndaresit me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore duhet të verifikojnë qe produkti Juvederm që kanë gjendje ose janë duke e përdorur të jetë autentik dhe jo i fallsifikuar, përfundon lajmërimin e saj Ministria Italiane e Shëndetësisë.