Mirëqenie

qer182015

Pragu i dhimbjes rritet nëse vuani nga pagjumësia

Ekziston një lidhje mes çrregullimeve të gjumit dhe pragut të dhimbjes. Studiuesit norvegjezë të drejtuar nga Børge Sivertsen nga instituti "Norvegian institute of public health" kanë publikuar së fundi rezultatet e një studimi mbi argumentin në fjalë në revistën "Pain".
"Çrregullimet e gjumit dhe dhimbja janë dy probleme kryesore në shëndetin publik, por lidhja mes tyre nuk është studiuar në mënyrë të thelluar", pohon autori që ka përfshirë në studim më shumë se 10 mijë burra e gra të moshës së mesme. Qëllimi kryesor i analizës mbi të dhënat e pjesëmarrësve ishte vlerësimi i ndjeshmërisë së dhembjes, për të identifikuar më pas lidhjen me karakteristikat e gjumit, duke pasur parasysh edhe parametra të tjera si prania  e dhimbjes kronike, depresioni dhe ankthi.
"Persona të përfshira në studim kanë dhënë informacione mbi kohëzgjatjen e gjumit, kohën e nevojshme për t'i zënë gjumi, cilësinë e gjumit dhe frekuencën dhe rëndesën e pagjumësisë", thotë Sivertsen. Studiuesi i nënshtroi pjesëmarrësit në teste për të zbuluar pragun e dhembjes, një prej të cilëve konsistonte në mbajtjen e dorës në ujë të ftohtë për 106 sekonda. Të dhënat e mbledhura tregojnë se të gjitha parametrat e lidhura me gjumin, me përjashtim të kohëzgjatjes të vetë gjumit, lidhen me modifikimet në pragun e dhimbjes.
"Sa më e madhe është frekuenca dhe rëndesa e problemeve me gjumin, aq më pak tolerohet dhimbja dhe veç kësaj vështirësia në zënien e gjumit është e lidhur me një ndjeshmëri më të madhe ndaj dhimbjes " saktëson autori. Është parë në testin e zhvilluar se rreth një e treta e pjesëmarrësve  arriti ta mbante dorën në ujë të ftohtë përgjatë gjithë provës: 42% të atyre që vuanin nga pagjumësia e hoqi dorën nga uji para fundit në krahasim me 31% të atyre që nuk kishin probleme me gjumin.
"Në rast dhimbjeje kronike mundësia për të qenë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes thuajse dyfishohet", shton Siversten duke kujtuar se studimi nuk tregon se problemet e gjumit janë shkaku i rritjes se pragut të dhimbjes, por hedh dritë vetëm mbi ekzistencën e një asociimi mes këtyre dy kushteve. "Ekzistenca e lidhjes është e qartë, por arsyet nuk janë" përfundon autori duke kujtuar se faktorë psikologjikë, por edhe diferenca në nivelin e neurotransmetuesit dopaminë mund të jenë në qendër të saj.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC