Shëndetësi

pri172024

Pagjumësia, shkaqet dhe klasifikimi i çrregullimeve të gjumit

Gjumi i pakët dhe i keq është një kambanë alarmi për patologji të tjera, por edhe një faktor rreziku. Hapi i parë për trajtimin e pagjumësisë është diagnostikimi i duhur i saj, pasi janë 6 kategori çrregullimesh të gjumit e më pas ndryshimi i stilit të jetës, duke gjetur një ekuilibër ndërmjet punës, jetës private dhe jetës shoqërore.

Kategoritë e çrregullimeve të gjumit
Pagjumësia është një nga shumë çrregullimet e gjumit. Ekzistojnë gjashtë kategori thelbësore të çrregullimeve të gjumit. Pagjumësia është më e shpeshta dhe me prevalencën e incidencën më të lartë, mund të jetë kronike, apo mund të zgjasë pak dhe karakterizohet nga gjumë i dobët, me kohëzgjatje të shkurtër, apo të pamjaftueshme. Megjithatë, ekzistojnë edhe çrregullime të frymëmarrjes që lidhen me gjumin, çrregullime të hipersomnisë gjatë ditës, si hipersomnia me origjinë qendrore, çrregullime të ritmit cirkadian dhe çrregullime të lidhura me lëvizjet gjatë gjumit.

Pagjumësia: shfaqet me vështirësi në fjetje, ose me zgjime të shpeshta gjatë natës.
Çrregullime respiratore të gjumit (DRS): probleme të frymëmarrjes gjatë gjumit, të tilla si apneja obstruktive e gjumit.
Hipersomnitë me origjinë qendrore: çrregullime të përgjumjes së tepërt gjatë ditës, të shkaktuara nga një disfunksion cerebral. Ndër to, edhe narkolepsia.
Çrregullimet e ritmit cirkadian të gjumit: ndryshime të ritmeve natyrale të gjumit dhe zgjimit
Parasomnitë: çrregullime të gjumit që mund të shkaktojnë zgjime të pjesshme, apo sjellje të pazakonta gjatë gjumit
Çrregullime të lëvizjeve të lidhura me gjumin: gjendje, të tilla si sindromi i këmbëve të shqetësuara.

Kur shfaqen këto çrregullime, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me mjekun tuaj, pasi pagjumësia mund të jetë, përveçse një patologji që trajtohet, edhe një kambanë alarmi për diçka tjetër që nuk shkon me organizmin. Së dyti, bëni një lloj auto-ekzaminimi për veçimin e sjelljeve të gabuara në stilin e jetës, të cilat mund të ndikojnë edhe te gjumi.

Puna ndikon në cilësinë e gjumit
Ekspertët u referohen ritmeve të jetës të individëve që jetojnë e punojnë në qytet, të cilat ndikojnë jashtëzakonisht në cilësinë dhe sasinë e gjumit. Afro 30% e individëve aktivë të forcës punëtore në Evropë punon me turne. Puna me turne e dëmton cilësinë e gjumit dhe mund të shkaktojë patologji kronike të tij. Afro 25-30% (një përqindje shumë e lartë) e individëve që punojnë me turne, zhvillojnë të paktën një patologji kronike të gjumit.
Megjithatë, konstatohen edhe të gjitha format e ndryshimit të bioritmeve dhe të ritmeve cirkadiane, të shkaktuara nga ndotja vizuale dhe nga ajo akustike, me stimulim të tepërt të shqisave. Të gjithë këta elementë, mund të nxisin çrregullime të gjumit dhe mund të kenë ndikim aq të madh të cilësinë dhe sasinë e gjumit, sa kemi regjistruar një përqindje të lartë të adoleshentëve dhe të rriturve që vuajnë nga mungesa kronike e gjumit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC