Mirëqenie

sht272014

Gjumi si mjekim: kush fle mirë nuk sëmuret dhe punon më mirë

Gjumi i mirë dhe për një numër të caktuar orësh është i shëndetshëm si një mjekim: në fakt kush fle mjaftueshëm sëmuret më pak dhe mbi të gjitha nuk mungon në punë për shkak të sëmundjes. Që gjumi ishte i rëndësishëm dihej, por kërkuesit e Finnish Institute of Occupational Health tashmë kanë dokumentuar numrin e saktë të orëve që do të ishte mirë të flihej çdo natë në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm. Kërkimi i botuar në Sleep ndoqi 3.700 finlandezë mes 30 dhe 64 vjeç për rreth shtatë vjet, duke regjistruar zakonet e natës. Në këtë mënyrë u kuptua që kush flinte më pak se 6 orë në natë ose më tepër se 9 orë, regjistronte një numër më të lartë të mungesave në punë për shkak të sëmundjeve, nga 4,6 deri në 8,9 ditë në vit më tepër se ata që sëmureshin më pak, të cilët flinin mes 7 dhe 8 orëve në natë. Për të qënë të saktë, kërkuesit llogaritën se femrat duhet të flenë 7 orë e 38 minuta çdo natë, ndërsa burrave u shërbejnë shtatë orë e 46 minuta. Sipas vlerësimeve të studiuesve, kostot e drejtpërdrejta të mungesës në punë për qeverinë dhe bizneset finlandeze mund të reduktohen me 28% nëse do të eleminoheshin shqetësimet e gjumit të punonjësve. "Simptomat e pagjumësisë duhet të njihen paraprakisht për të parandaluar mungesën në punë nga sëmundjet dhe problemet shëndetësore, mirëqenien dhe efikasitetin" tha kordinatori i studimit Tea Lallukka "një parandalim efektiv i pagjumësisë i cili jo vetëm përmirëson shëndetin dhe aftësitë në punë në mesin e të punësuarve, por mund të çojë në kursime të konsiderueshme për reduktimin e kostove që lidhen me raportet mjekësore".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC