Shëndetësi

shk222023

Pagjumësia shton rrezikun për diabetit të tipit 2

Sipas një studimi të botuar në "Diabetes Care", pagjumësia, jo vetëm që mund të shtojë rrezikun e diabetit të tipit 2 në krahasim me ata që pushojnë normalisht gjatë natës, por mënyra e jetesës ose trajtimet me barna që përmirësojnë gjumin mund të ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e hiperglicemisë.

Hulumtimet e mëparshme e kanë lidhur pagjumësinë dhe pushimin e pamjaftueshëm gjatë natës me një rrezik të shtuar për diabet të tipit 2 dhe për elaborimin e kësaj çështjeje, studiuesit e Universitetit të Bristolit, në bashkëpunim me kolegët nga universitetet e Mançesterit, Exeterit dhe Harvardit, kanë vendosur të zbulojnë nëse kjo lidhje mund të shpjegohet me efektet shkakësore të disa karakteristikave të gjumit në nivelet e sheqerit në gjak.

Për këtë qëllim, u përdor një teknikë statistikore e quajtur randomizimi mendelian për të parë se si pesë parametra të gjumit, domethënë: pagjumësia, kohëzgjatja, përgjumja gjatë ditës, dremitja dhe preferencat e mëngjesit ose të mbrëmjes (kronotipi), ishin të lidhura me glukozën mesatare në gjak të vlerësuar me nivelet e hemoglobinës së glikuar (HbA1c). Përdorimi i randomizimit mendelian u dha mundësi studiuesve të hiqnin çdo interferencë që mund të ndikonte në ndonjë mënyrë në rezultatet e studimit.

"Studimi i mbi 336.999 banorëve të Britanisë së Madhe sugjeron se njerëzit me vështirësi për të fjetur kanë nivele më të larta të sheqerit në gjak sesa ata pa pagjumësi", shpjegon bashkautori James Liu i Universitetit të Bristolit. Ai shton: "Ne kemi vlerësuar se trajtimi i pagjumësisë mund të rezultojë në një reduktim të glicemisë më të madhe se ajo që arrihet nga një rënie në peshë prej 14 kilogramësh te një njeri me gjatësi mesatare. Kjo do të thotë se në Britaninë e Madhe rreth 27,300 të rritur 40-70 vjeç me simptoma të shpeshta të pagjumësisë, nuk do të kishin diabet nëse çrregullimi i tyre i gjumit do të trajtohej", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se studimet e ardhshme për të vlerësuar ndikimin e glicemisë në trajtimet për pagjumësinë te njerëzit me dhe pa hiperglicemi mund të krijojë strategji të reja potenciale për parandalimin dhe trajtimin e diabetit.

Diabetes Care 2022. Doi: 10.2337/dc21-0089
http://doi.org/10.2337/dc21-0089


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC