Mirëqenie

gus292015

Diagnostikimi i diabetit tip 1, një pajisje e vogël e zbulon nëpërmjet frymëmarrjes

Diabeti tip 1 që zakonisht gjendet te fëmijët dhe të rinjtë, trajtohet me insulinë dhe me dietë të kujdesshme për të mbajtur sheqerin në gjak në nivele normale. Diagnostikimi i sëmundjes bëhet përmes analizave të gjakut, një përvojë jo fort e pëlqyeshme për moshat e reja. Studiuesit në Britani thonë se kanë zbuluar një mjet të ri dhe të thjeshtë testimi, që analizon frymëmarrjen e pacientit. Sipas përllogaritjeve, çdo vit rreth 80 mijë fëmijë diagnostikohen me diabet tip 1. Kjo sëmundje e sistemit imunitar mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet. Zbulimi në faza të hershme është shumë i rëndësishëm. Gus Hancock, profesor nga Universiteti i Oksfordit thotë se kjo vjen si rezultat i përbërësve "ketone" në gjakun e pacientit. "Era e gojës përmban kimikatin "keton". Mjekët kanë kohë që kanë konstatuar se mund të diagnostikojnë diabetin e tipit 1 nëpërmjet erës së gojës.
 Studiuesit britanikë thonë se kanë krijuar një pajisje portative që analizon erën e gojës dhe zbulon madje edhe sasitë e ketonit tek pacientët. Ian Champbell, shef në laboratorin "Oxford Medical Diagnostics", thotë se nuk ishte e lehtë krijimi i pajisjes portative pasi fryma e njeriut përmban molekula të miliona përbërësve, ndërsa testi kërkon zbulimin e vetëm njërës prej tyre. "Pacienti fryn në pajisje dhe nxjerrim prej saj përbërjen organike që do të masë, në këtë rast ketonin. Fryma kalon përmes pajisjes ku bëhet matja përkatëse". Prof. Gus Hancock, bashkërealizues i pajisjes, thotë se analiza të ngjashme ekzistojnë, por në pajisje shumë të mëdha dhe të rënda. "Synimi ishte krijimi i një pajisjeje të vogël dore, që dikush mund ta përdorë vetë duke çliruar frymëmarrjen në të". Studiuesit thonë se analizuesi i ri duhet të jetë gati për mjekët brenda një viti. Ata theksojnë se analizuesi i frymëmarrjes duhet të shërbejë vetëm si faza e parë në procesin e diagnostikimit dhe të plotësohet me analizat e gjakut.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC