Mirëqenie

tet292015

Udhëzues nga OBSH për infeksionet perinatale

Infeksionet bakteriale perinatale që verifikohen gjatë javëve para dhe pas lindjes, janë përgjegjëse për rreth 1/10 e të gjitha vdekjeve në lindje. Dhe përveç riskut të vdekshmërisë, infeksionet perinatale shtojnë riskun e sëmundjeve akute dhe riskun e çrregullimeve të rënda afatgjata, si dhimbje pelvike kronike, stenozë dhe infertilitet sekondar.
Por nuk përfundon këtu: infeksione të tilla janë po ashtu një kërcënim konkret për jetën e të porsalindurve, duke shkaktuar rreth një milion të vdekur çdo vit. Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar një dokument që ndihmon vendimmarrësit politikë dhe operatorët shëndetësore të kurojnë më mirë infeksionet shëndetësore. Dhe për të trajtuar më mirë infeksionet materne dhe komplikacionet e tyre gjatë periudhës së lindjes, është në vijimësi puna për mbledhjen e evidencave mbi ndërhyrjet efikase në këto infeksione. Po ashtu janë duke u krijuar një guida të thelluara mbi procedurat e punës gjatë prerjeve të mundshme perinatale, në përdorimin e antiseptikëve gjatë lindjes cezariane dhe vaginale dhe mbi administrimin e antibiotikëve në situata me risk për infeksion.
Por udhëzuesit e OBSH-së ilustrojnë edhe teknikat obstetrike më të përshtatshme në heqjen manuale të placentës, në lindjen vaginale operative me përdorimin e pincave apo ventuzave, në lindjen me epiziotomi dhe atë cezariane. Dhe ka hapësirë edhe për një fokus mbi përdorimin e antibiotikëve për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të lindjes që zëvendësojnë rëndësinë e përpjekjeve për të reduktuar rezistencën bakteriale. Aktualisht për cilësinë e kurave në fazën perinatale, indikimeve të OBSH-së iu shtohen objektivat e fundit globale për zhvillimin e strategjive të reja në mbrojtje të shëndetit të grave, fëmijëve dhe adoleshentëve.
Për këtë arsye udhëzuesit do të jenë të domosdoshëm për një numër të madh operatorësh shëndetësorë në të gjithë botën, duke përfshirë  përgjegjësit e zhvillimit lokal e kombëtar të protokolleve dhe politikave shëndetësore, si dhe ata që ofrojnë asistencë direkte ose indirekte për gratë shtatzëna si obstetërit, gjinekologët, infermierët dhe mjekët e familjes.

http://www.who.int/reproductivehealth/publications/maternal_perinatal_health/peripartum-infections-guidelines/en/

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC