Shëndetësi

qer122024

Streptokoku. Infeksioni mund të shkaktojë glomerulonefrit akut. Ja, simptomat që duhen monitoruar

Infektimi me streptokok, që te fëmijët në përgjithësi paraqitet me faringit ose tonsilit, mund të shkaktojë edhe glomerulonefrit akut, një patologji renale që mund të evoluojë në sëmundje renale kronike. Shtimi i rasteve të infektimit, që u regjistrua gjatë vitit të kaluar, u rrit edhe eksponencialisht, krahasuar me periudhat e kaluara, të incidencës së glomerulonefritit akut post-infektiv në moshë pediatrike.

Simptomat e glomerulonefritit akut
Streptococcus Pyogenes, te fëmijët e prekur, mund të shkaktojë edhe glomerulonefrit akut, një patologji që mund të sjellë zhvillimin e sëmundjes renale kronike. Prandaj, nefrologët thonë se nuk duhen nënvlerësuar simptomat që mund të sinjalizojnë praninë e kësaj patologjie.

Glomerulonefriti akut, karakterizohet nga prania e gjakut në urinë (hematuria edhe mikroskopike, e cila zbulohet me analizën e urinës), diurezë e pakët (ekskretim i më pak se 500 ml urine në ditë), ënjtje të fytyrës dhe këmbëve (edema). Një sinjal alarmi është edhe ndryshimi i ngjyrës së urinës, që në përgjithësi rezulton më e errët (në ngjyrën e koka kolës). Një tjetër simptomë e hershme e glomerulonefritit akut është hipertensioni arterial.

"Në disa raste, glomerulonefriti paraqitet me sindrom nefritik, pamjaftueshmëri renale me përparim të shpejtë dhe me nevojën për terapi dialitike. Në këtë rast të rrallë, mund të paraqiten simptomat tipike të kësaj gjendje, të tilla si lodhja për shkak të anemisë, ndryshimet e gjumit, ngërçet e muskujve gjatë natës, reduktimi i oreksit, të përziera dhe të vjella. Në prani të simptomave të tilla është i nevojshëm konsultimi në kohë me specialistin. Në fakt, glomerulonefritet janë disa nga shkaqet e sëmundjes renale kronike, patologji që po shtohet jashtëzakonisht gjatë dekadave të fundit, e cila prek 850 milionë individë dhe që brenda vitit 2040 do jetë shkaku i pestë i vdekjeve në botë", përfundon eksperti Stefano Bianchi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC