dhj72015
Sildenafil mund të parandalojë diabetin te personat e predispozuar
Inhibimi kronik me fosfodiesterazë 5 pas tre muajsh trajtimi me sildenafil përmirëson ndjeshmërinë periferike ndaj insulinës te personat me risk të lartë për diabet. Në këtë rezultatet ka arritur një studim i sapo publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism" dhe i koordinuar nga Cyndya Shibao në departamentin e mjekësisë në "Vanderbilt University School of Medicine" Nashville (Tennessee). "Shtimi i aktivitetit fizik dhe rënia në peshë e reduktojnë progresionin nga pre-diabeti në diabet, por është e vështirë të ruhen" shpjegon studiuesja, duke kujtuar se metformina dhe glitazonet reduktojnë indeksin e diabetit, por përdorimi i këtyre të fundit është i kufizuar nga risku për efekte anësore si edema dhe ruajtja hidrike.
«Një strategji potenciale për të zvogëluar mundësitë e diabetit te pacientët në rrezik është shtimi i Gmp ciklike (cGmp)", pohon autorja duke nënvizuar se cGmp rrit ndjeshmërinë muskulore ndaj insulinës duke promovuar translokacionin e GLUT4, glukozën transportuese 4 në membranën qelizore dhe përmirëson sekretimin e insulinës glukozë-stimuluese në ishujt pankreatikë.
"Një terapi farmakologjike për të rritur cGmp përfaqësohet nga inhibitorët e fosfodiesterazës 5", shkruajnë studiuesit të cilët verifikuan nëse terapia me sildenafil mund të shtojë sekrecionet e insulinës duke përmirësuar ndjeshmërinë periferike në 51 pacientë me pre-diabet dhe mbipeshë.
Pasi iu caktoi pjesëmarrësve trajtimin me sildenafil 25 mg tre herë në ditë ose placebo për tre muaj, autorët zbuluan jo vetëm se ndjeshmëria ndaj insulinës përmirësohej me sildenafil në krahasim me placebon, por edhe se raporti albumin-kreatininë urinare binte mbi grupin që merrte sildenafil dhe shtohej te ai me placebo (edhe tre muaj pas përfundimit të kurës). Ndërsa, asnjë efekt nuk është vëzhguar në sekretimin e insulinës glukozo-stimuluese. "Duke pasur parasysh përmasat e vogla të kërkimit, nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar efikasitetin e trajtimit afatgjatë me inhibitorë të fosfodiesterazës 5 në parandalimin e diabetit te subjektet me risk të lartë", përfundon Shibao.