Mirëqenie

dhj92015

Acidi ialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare për trajtimin e artrozës te personat obezë

Për çdo 5 kg peshë trupore më shumë, ka një rritje prej 36% të riskut për të zhvilluar artrozë. Informacioni është nxjerrë nga një studim i fundit amerikan, sipas të cilit personat obezë kanë një risk të dyfishuar për të zhvilluar patologji në krahasim me ata që kanë peshë normale për shkak të ngarkesës së rritur ndjeshëm në kyçe. "Sot po flitet për një trajtim infiltrues me bazë acidin ialuronik që mund të përballojë nevojat e një pacienti veçanërisht të vështirë për t'u trajtuar, siç është ai obez. Është fjala për një terapi 'hibride' që bashkon cilësitë e acidit ialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare", pohon Rocco Papalia, docent i ortopedisë dhe traumatologjisë në kampusin biomjekësor në Romë. "Aktualisht, - kujton ai, - janë të ndryshme terapitë e administruara për të trajtuar artrozën si psh. anti-inflamatorët jo steroidienë (AIJS), kortisonikët, qetësuesit dhe acidi ialuronik intrartikular. Nëse nga njëra anë përdorimi i vazhdueshëm i AIJS-ve, kortisonikëve dhe anti-inflamatorëve në përgjithësi mund të kompromentojë shëndetin e pacientit me riskun e efekteve të rënda anësore, terapia infiltruese rezulton të jetë më pak agresive".

Cilat janë avantazhet e acidit ialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare?
"Dihet që pesha të ndryshme molekulare të acidit ialuronik kanë funksione të ndryshme biologjike", shpjegon Mario De Rosa, profesor i Biokimisë në Universitetin e Studimeve në Napli. "Pesha e lartë zhvillon një funksion lubrifikues, ndërsa pesha e ulët molekulare ka një aktivitet të rëndësishëm anti-inflamator dhe rigjenerues", shton De Rosa. Deri tani, pohon nuk ishte marrë kurrë në konsideratë mundësia për t'i bërë njëkohësisht të disponueshme vetitë e acidit ialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare. Por studiuesi tërheq vëmendjen për kujdes: "Nuk bëhet fjalë për një përbërje të thjeshtë të acidit ialuronik me pesha të ndryshme molekulare, por për një kompleks inovativ kooperativ që sillet si një sistem me lëshim të ngadaltë  të acidit ialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare, i cili në këtë formë rezulton shumë më i qëndrueshëm në krahasim me proceset degraduese që shfaqen në vendin e injektimit. Në këtë mënyrë pesha e lartë mund të përmbushë të gjithë potencialin e suportit mekanik në kyçe, ndërsa acidi ialuronik me peshë të ulët kundërshton procesin inflamator dhe stimulon prodhimin endogjen të përbërësve të ndryshëm të matricës ekstraqelizore mes të cilave acidin ialuronik".
Karakteristikat e këtij entiteti të ri hibrid të acidit ialuronik janë të tilla që garantojnë vazhdimësinë në kavitetet artikulare (të kyçeve) për të arritur përfitime të menjëhershme e të zgjatura në kohë. "Trajtimi i cili ka treguar se ka një profil me një tolerim shumë të mirë, është një zëvendësues i lëngut sinovial që lejon ripërtëritjen e cilësive fiziologjike artikulare artrosike duke reduktuar dhimbjen dhe duke ripërtërirë lëvizjet me një veprim të drejtpërdrejtë në kyçe ku injektohet pa ushtruar asnjë veprim sistematik", përfundon Rocco Papalia.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC