pri202022
Sëmundjet inflamatore kronike. Ja, rekomandimet në lidhje me ushqyerjen
Në Joint Bone Spine janë botuar rekomandimet e Shoqatës Franceze të Reumatologjisë mbi ushqyerjen, drejtuar pacientëve me sëmundje inflamatore kronike.
Një ide e lindur nga praktika klinike, siç theksohet nga Jérémie Sellamm (Spitali Saint-Antoine në Paris), një nga koordinatorët e punës. "Vëmë re se kur vendoset diagnoza e poliartritit ose spondiloartritit, pacientët fillojnë të eksperimentojnë me dieta të ndryshme. Shumë nisin dietat e përjashtimit dhe eksperimente të të gjitha llojeve nga pikëpamja e të ushqyerit", tha ai, duke shpjeguar se si, deri më tani, informacioni shpërndahej në literaturë dhe se kur bëhej fjalë për dhënien e këshillave për pacientët, reumatologët janë lënë të qetë. Prandaj ndodh që pacientët të cilët nuk marrin udhëzime nga mjekët e tyre, të kërkojnë informacione në faqet online, me burime të paverifikuara. Grupi i punës, i përbërë nga mjekë reumatologë, dietologë dhe mjekë nutricionistë, bëri një rishikim sistematik të literaturës dhe hartoi një deklaratë që përmban 8 parime të përgjithshme dhe 9 rekomandime. Sipas parimit të parë, për shembull, një ndërhyrje ushqimore nuk duhet të zëvendësojë trajtimin farmakologjik.
"Deri më sot mund të them se nuk është provuar asnjë efikasitet strukturor për ndonjë dietë apo për ndonjë suplement. Prandaj, ndërhyrja ushqimore mund të jetë interesante te pacientët me sëmundje reumatizmale inflamatore kronike, por duhet të ketë trajtim farmakologjik". Një koncept i marrë nga një parim tjetër i përgjithshëm ka të bëjë me përfshirjen e pacientëve në kurimin e tyre, gjë që është e mundur pikërisht me një ndërhyrje ushqimore. Ndër rekomandimet, ekspertët këmbëngulin në rënien në peshë, pa përmendur ndonjë dietë që ka një fillim dhe një fund dhe në fund të së cilës pacientët mund të rimarrin peshën e humbur. Një shoqërim i trajtimit me rënien në peshë, nga ana tjetër, do të lejonte një kontroll afatgjatë. Siç theksoi Sellammi, ekziston një lidhje midis obezitetit dhe rrezikut të artritit reumatoid dhe artritit psoriatik.
"Obeziteti rrit edhe aktivitetin e sëmundjes", tha ai, duke u futur në detaje dhe më pas duke ilustruar rezultatet e disa studimeve dhe hapat që duhen ndërmarrë për të ndihmuar pacientët. Ekzistojnë gjithashtu 2 rekomandime "pozitive" që në njëfarë kuptimi mbivendosen - njëri për dietën mesdhetare, tjetri për integrimin e omega 3 - si dhe rekomandime "negative", të cilat nënvizojnë rrezikun e mungesave ushqimore tek ata pacientë që shmangin disa produkte ushqimore.
Intervista me Jérémie Sellamm
https://francais.medscape.com/voirarticle/3607508
Joint Bone Spine 2022. Doi: 10.1016/j.jbspin.2021.105319.
https://doi.org/10.1016/j.jbspin.2021.105319