dhj232015
Infertiliteti mashkullor shoqërohet me probleme të tjera shëndetësore
Problemet riprodhuese te njeriu lidhen me një gamë të gjerë kushtesh dhe sëmundjesh kronike si diabeti, çrregullimet kardiovaskulare, abuzimi me alkoolin dhe drogat. E tregon një studim retrospektiv i publikuar në revistën "Fertility and Sterility" nga Michael Eisenberg, drejtor i repartit të mjekësisë dhe kirurgjisë riprodhuese mashkullore në Universitetin e Stanfordit (Kaliforni), që bashkë me kolegët ka përdorur të dhënat e mbledhura mes vitit 2001 -2008 për të studiuar historinë klinike të më shumë se 115.000 pacientëve.
Kërkuesit kanë marrë në konsideratë diagnozat për infertilitet, subjektet që i janë nënshtruar testeve mbi cilësinë e spermës dhe atyre që kanë kryer vazektomi, dhe kanë zbuluar njw asociim të këtyre kushteve me hipertensionin, diabetin, hiperlipideminë, sëmundjet kronike të veshkave, të mëlçisë ose mushkërive, depresion, vaskulopati periferike, sëmundje cerebrovaskulate, ishemi kardiake, abuzim me alkoolin ose drogën, çrregullime të ankthit dhe çrregullime bipolare: "Rezultatet sugjerojnë se infertiliteti mashkullor ka implikime që shkojnë përtej atyre riprodhuese, prandaj është i nevojshëm një vlerësim i thelluar i shëndetit mashkullor përtej arritjes së optimizimit të spermës", shpjegon Eisenberg.
Studiuesit kanë treguar një rritje kryesisht të riskut për diabet, hipertension dhe ishemi mes burrave me diagnozë infertiliteti, në krahasim me ata që kishin kërkuar vetëm një test mbi cilësinë e spermës ose me ata që i ishin nënshtruar vazektomisë.