Mirëqenie

mar82016

Aspirina në kirurgjinë koronarike ka të njëjtat risqe me placebon

tags: ASPIRINA

Një studim ndërkombëtar i koordinuar nga kërkues të "Monash University" në Australi tregon se te pacientët që i janë nënshtruar kirurgjisë koronarike, administrimi pre-operator i aspirinës në krahasim me placebon nuk e pakëson riskun e vdekshmërisë apo komplikacionet trombotike, por as nuk shton mundësitë për hemorragji. Studimi, i koordinuar nga Paul Myles (drejtor i departamentit të mjekësisë perioperatore në Monash) dhe i sapo publikuar në "New England Journal of Medicine" ka verifikuar nëse ndërprerja apo marrja e aspirinës para kirurgjisë koronarike mund të sillte më shumë risqe apo përfitime.

"Për parandalimin e infarktit dhe iktusit pjesa më e madhe e pacientëve me patologji koronarike trajtohen me aspirinë, që mund të shtojë riskun për hemorragji te pacientët e operuar", pohon autori i cili shton se deri më tani nuk ishte e qartë nëse bari duhej të ndërpritej para kirurgjisë koronarike.
"Sugjerimet e udhëzuesve të rinj janë kontradiktore dhe organizatat profesionale nuk kanë prova të mjaftueshme për të kuptuar nëse rritja e riskut për hemorragji kirurgjikale mund të kompensohet nga efekti i përfitimeve të barit", pohon Myles i cili nënvizon se të dhënat e mbledhura tregojnë se aspirina  në krahasim me placebon, e përdorur para ndërhyrjes koronarike nuk e redukton riskun e vdekshmërisë apo komplikacioneve trombotike.

"Duke qenë se ekspozimi pre-operator nuk e shton hemorragjinë kirurgjike, as nevojën e transfuzionit apo ri-ndërhyrjeve, nuk ka asnjë motiv për të ndaluar marrjen e aspirinës para kirurgjisë koronarike", thonë autorët, të cilët vlerësuan risqet dhe përfitimet e acidit acetilsalicilik në dozën 100 mg ditore.
"Ndërprerja e aspirinës 5 - 7 ditë para ndërhyrjes, shton riskun trombotik para bypass-it dhe nëse ndërhyrja anulohet ose shtyhet rriten mundësitë për të ekspozuar personat ndaj një risku afatgjatë trombotik", përfundojnë kërkuesit, të cilët morën në shqyrtim 2.100 pacientë në 19 spitale të pesë shteteve.
 


N Engl J Med 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1507688http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1507688#t=abstract


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC